CISTITI(INFEKSIONI I FSHIKZES URINARE)
Cistiti apo i ashtequajtur infeksion i vezikes urinare, konsiston ne nje inflamacion te indeve qe veshin rruget urinare. Shkaku me i shpeshte i kesaj semundjeje jane bakteret.
Ndertimi i rrugeve urinare eshte i tille: ureteret jane dy tuba (i majti dhe i djathti), qe sherbejne per te transportuar urinen nga dy veshkat, per ne fshikezen e urines. Uretra eshte rruga qe sherben per te nxjerre urinen nga fshikeza e urines, jashte organizmit.
Nese pergjate ketyre rrugeve ndodh shumimi i numrit te baktereve, kjo manifestohet menjehere me djegie gjate urinimit.
Infeksionet e rrugeve urinare dhe te fshikezes se urines jane me te shpeshta tek femrat sepse rruget urinare te femres jane me te shkurtra se tek meshkujt. Per kete arsye, bakteret hyjne me shpejt ne fshikezen e urines, veçanerisht tek femrat ne moshe te re, me jete seksuale aktive.
Meshkujt e moshuar shfaqin me shpesh infeksione urinare (cistite). Kjo eshte e lidhur me zmadhimin e prostates, qe pengon rrjedhjen e urines jasht.
Dallohen dy forma te infeksioneve te rrugeve urinare: infeksionet e rrugeve te poshtme urinare dhe ato te rrugeve te siperme urinare. Ne grupin e pare hyjne infeksionet e uretres dhe fshikezes se urines(cistiti), ndersa ne grupin e dyte hyjne infeksionet e veshkave.
KUSH JANE SHKAQET E ZHVILLIMIT TE INFEKSIONEVE TE FSHIKZES URINARE?
Njihen disa faktore qe favorizojne shumezimin e mikrobeve ne rruget urinare.
Kushtet qe favorizojne cistitin jane:
- Femrat jane me te rriskuara, si pasoje e shkurtesise se uretres.
- Shtatzenia dhe lindja e nje femije.
- Periudha e menopauzes tek grate, qe vjen si rrjedhoje e uljes se niveleve hormonale.
- Hipertrofia e prostates (tek meshkujt).
- Guret e veshkave, qe pengojne eleminimin e urines.
- Ngushtimi i uretres.
- Diabeti i tipit 1 dhe tipit 2.
- Perdorimi i kateterit urinar.
- Higjiena e keqe (pastrimi i zonave genitale, duke nisur nga anusi drejt vagines, qe favorizon depertimin e mikrobeve qe vinje nga zorra e trashe ne rruget urinare).
- Ulja e imunitetit tek foshnjat, femijet, te semuret kronik dhe personat qe trajtohen me medikamente qe ulin imunitetin (siç jane kortizoniket).
- Personat qe kane semundje seksualisht te trashegueshme.
KUSH JANE DISA NGA SIMPTOMAT E INFEKSIONEVE TE FSHIKZES URINARE?
Pacienti me cistit(infeksion te vezikes urinare) mund te paraqese keto simptoma:
- Dhimbje dhe djegie gjate urinimit
- Veshtiresi ne urinim
- Urinimi me urgjence, me nxjerrjen e sasive te vogla te gjakut ne urine
- Urine me ngjyre te erret, ndoshta edhe me gjurme gjaku
- Dhimbje dhe shtrengime ne fund te barkut
Çdo simptome e cistitit ka nevoje per kontrroll mjekesor sepse infeksioni mund te perhapet ne rruget e siperme urinare.
Behet fjale per infeksion te rrugeve te siperme, nese shfaqen simptoma si:
- Temperature e larte, te dridhura.
- Dhimbje ne shpine (dhimbje ne veshke).
- Dobesim dhe çrregullim i rendesishem i gjendjes se pergjithshme.
SI BEHET DIAGNOZA E SEMUNDJES?
Per diagnozen e cistitit jane te nevojshme:
- Njohja e mjekut specialist per kete semundje, qe quhet nefrolog, me simptomat e pacientit.
- Ekzaminimi fizik.
- Matja e temperatures, per te perjashtuar nje infeksion te veshkes.
- Analizat e urines: kerkimi i baktereve, qelizave te bardha dhe te kuqe ne urine.
- Ekografia e aparatit urinar dhe e barkut, për të përjashtuar një sëmundje tjetër të legenit.
- Egzaminimi kryesor ne kete patologji eshte urokultura.
- Ne stade te avancuara, rekomandohet nje ekzaminim i plote i fshikezes, i quajtur cistoskopi, qe lejon eksplorimin e fshikezes ne brendesi.
Per ekzaminimin e urines, eshte e detyrueshme te merret per analize sasia e mesit te saj. Pra, gjate urinimit, porcioni i pare hidhet ne tualet, ai i mesit mblidhet ne nje ene sterile per kryerjen e analizes, ndersa porcioni i fundit hidhet perseri ne tualet.
SI BEHET TRAJTIMI I INFEKSIONEVE TE FSHIKZES URINARE?
Nje semundje si cistiti akut ka nevoje per ndjekje nga mjeku specialist nefrolog dhe gjithashtu per fillimin e menjehershem te trajtimit me antibiotike.
Shume te dobishem per trajtimin e cistitit jane çajrat me baze bimore, qe kane efekt nxites mbi prodhimin e urines, qe mundeson eleminimin e sasive te medha te urines. Megjithate, ato nuk mund te eleminojne bakteriet qe shkaktojne infeksionin.
Çfare mund te beni vete?
- Duhet te konsumoni patjeter 2-3 litra lengje ne dite, qe mund te jene çajra me permbajtje bimore, qe nxisin urinimin. Kjo ben te mundur urinimin ne sasi te medha, duke evituar shfaqjen e infeksionit te rrugeve urinare.
- Perdorimi i medikamenteve dhe çajrave me permbajtje bimore, si boronica, hithra, etj.
- Gjate urinimit, perpiquni ta zbrazni plotesisht fshikezen e urines.
- Perpiquni te zbrazni fshikezen e urines pas marredhenieve seksuale.
- Evitoni konsumin e kafese, pasi ajo dobeson sistemin imunitar dhe irriton mukozen e fshikezes se urines.
- Mos perdorni veshje sintetike sepse ato krijojne kushte te pershtatshme per rritjen e numrit te mikrobeve, si bakteret dhe kerpudhat.
REFERENCAT
- American Urological Association (AUA): “Urinary Tract Infection (UTI)” – AUA ofron informacione të detajuara për infeksionet e traktit urinar, përfshirë cistitin. Ata diskutojnë simptomat, shkaqet, diagnozën dhe trajtimin e cistitit, duke ofruar rekomandime për menaxhimin e tij.
- National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (NIDDK): “Urinary Tract Infection (UTI)” – NIDDK, një institut nën mbikëqyrjen e National Institutes of Health (NIH) në Shtetet e Bashkuara, ofron informacione të hollësishme për infeksionet e traktit urinar. Faqja e tyre përmban informacion për simptomat, shkaqet, trajtimin dhe mënyrat e parandalimit të cistitit.
- Mayo Clinic: “Cystitis” – Mayo Clinic është një institucion mjekësor i njohur që ofron informacion të besueshëm për cistitin. Faqja e tyre përmban informacione mbi shkaqet, simptomat, diagnozën dhe trajtimin e cistitit, duke përfshirë këshilla për parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.
- MedlinePlus: “Urinary Tract Infections” – MedlinePlus, një burim i mirëfilltë i informacionit shëndetësor nga U.S. National Library of Medicine, ofron informacione të detajuara për infeksionet e traktit urinar. Në faqen e tyre për cistitin, mund të gjeni informacion mbi shkaqet, simptomat, diagnozën dhe trajtimin e kësaj gjendjeje.
- WebMD: “Bladder Infection (Cystitis)” – WebMD është një burim i njohur për informacion shëndetësor. Në faqen e tyre për cistitin, mund të gjeni informacione të dobishme mbi simptomat, shkaqet, trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të fshikëzës urinare.