ANTIBIOGRAMA
( Testi per Sensitivitetine e Antibiotikeve )
Cfare eshte nje test antibiograme ?
Cfare jane antibiotiket ?
Antibiotiket jane medikamente qe perdoren per te luftuar infeksionet me origjine bakteriale ne organizem . Sot ka nje larmishmeri llojesh antibiotikesh per te luftuar keto infeksione duke filluar nga ato antibiotik me spekter te gjere veprimi deri tek ato me spekter te ngushte veprimi qe jane karakteristike per baktere te caktuara . Dhe pikerisht ky eshte edhe funksioni I ketij testi , pra te zbuloje cili antibiotik eshte me efektiv kundrejt patogjenit bakterial qe eshte testuar ne laborator .
Ky test eshte nje mundesi shume e mire edhe per popullaten ne nje rrang boteror per te eleminuar mundesine e krijimit te shtameve rezistente ndaj antibiotikeve .
Por si eshte emundur kjo ?
Dikur ne te shkuaren e larget , zbullimi I antibiotikeve (antibiotiku I pare I zbuluar ishte penicilina ) hodhi idene se infeksionet bakteriale do te eleminoheshin ne mase . Por kjo gje nuk ndodhi , e gjith situata e krijuar qe hodhi poshte idene e pare erdhi si rezultat e perdorimit pa kriter te antibiotikeve ne popullate .
Nga e gjithe kjo situate u be e mundur te krijoheshin shtame bakteresh rezistente ndaj antibiotikeve , duke krijuar keshtu nje situat te pafavorshme dhe shume te veshtire per tu trajtuar me pas .
Por c’fare eshte rezistenca ndaj antibiotikeve ?
Rezistenca ndaj antibiotikeve ndodh kur ato antibiotike te quajtur standart behen me pak efektiv ose aspak efektiv kunder baktereve te caktuara . Po ashtu krijimi I shtameve rezistente behet shkak per kthimin e infeksioneve bakteriale nga lehtesisht te kurueshme ne shume te veshtira per tu trajtuar e
deri ne kercenuese per jeten.
Ne konkluzion nje analize antibiograme sherben per te percaktuar trajtimin me efektiv perkundrejt mostres me patogjenin bakterial te testuar .
Po perse duhet te realizojme nje test antibiograme ?
Ne momentin me te mire nje analize e tille behet qe ne prezantimin e pacientit tek mjeku me nje infeksion bakterial prej nje kohe te gjate .
Por shpesh-here behet dhe ne ato raste kur nje pacient manifeston nje infeksion bakterial rezistent ndaj nje trajtimi te ndjekur .
Baktere , te cilat mund te shfaqin rezistenc ne trajtim mund te permendim :
• bakterin e TURBEKULOZIT
• MRSA ( Meticilin-Resistant Staphylococcus Aureus )
• Clostridioides difficile
Prandaj eshte shume e rendesishme nje kontroll I tille para fillimit te trajtimit .
Si realizohet nje test I tille ?
Testi I antibiogrames realizohet duke marre ne analizim mostren e patogjenit nga vendburimi I infeksionit bakterial .
Kultura te tilla mund te merren nga :
● Kulture gjaku
Kjo realizohet duke marre nje moster gjaku nga nje vene , qe zkonisht zgjidhen ato te parakrahut . Perdoret nje age e holle , me nje shiring zakonisht 2-5 cc.
● Kulture urine
Kjo realizohet duke e instruktuar pacientin te marre nje moster nga urina e tij , qe zakonisht zgjidhet urina e mengjesit . I jepet personit nje gote sterile dhe I tregohet qe te urinoj ne te 1/3 e mesme te urines se tij .
● Kultur nga plaget
Ky material merret nga ofruesit e kujdesit shendetesor me ndihmen e nje spatule apo tamponi , ku materiali dergohet me pas per egzaminim ne laborator .
● Kultura e sputumit
I kerkohet pacientit te kollitet ne nje ene te posacme dhe materiali merret dhe dergohet per egzaminim sa me shpejt ne laborator .
● Kulture nga fyti
Ky lloj materiali merret ne kete menyre : me ndihmen e nje spatule ulet rrenja e gjuhes poshte dhe me doren tjeter me ndihmen e nje tamoni merret material nga pjesa e pasme e
fytit ose tonsilat ( bajamet ) .
Per kete test nuk kerkohet ndonje parapergatitje e vecante , mjafton qe pacienti te ver ne dijeni mjekun nese ai eshte duke perdorur ndonje medikament dhe mjeku do ta drejtoje ate per cdo gje me pas .
Cfare na tregojne rezultatet ?
Rezultatet zakonisht pershkruhen ne nje nga teknikat e meposhtme :
● Testi eshte I ndjeshem ndaj antibiotikut te testuar .
Ky antibiotik eshte I pershtatshem per te trajtuar infeksionin bakterial sepse ai shfaqi aftesine ose te frenimit te rritjes se bakterit ne fjale ose te eleminimit te bakterit te testuar .
● Testi eshte shume pak I ndjeshem kundrejt antibiotikut te testuar .
Kjo tregon se ky antibiotik mund te jete I efektshem vetem nese perdoret ne doza te larta .
● Antibiotiku shfaq rezistence kundrejt eleminimit te baktereve .
Kjo do te thote se kemi te bejme me nje shtam rezistent te baktereve dhe antibiotiku eshte I paefektshem edhe perkundrejt perdorimit te tij me doza te larta .
Pra nuk eshte nje alternativ trajtimi .
!!! Keshilla me e madhe qe mund te japin mjeket ne ditete e sotme eshte shmangia e perdorimit te
antibiotikeve pa kriter . Kjo eshte e gjitha derisa te sigurohemi se eshte nje infeksion bakterial.
Antibiotiket perdoren vetem ne infeksionet bakterial ne asnje lloj infeksioni tjeter nuk duhet te perdoren .
Cdo teknike tjeter e ndjekur rrit rrezikun e krijimit te shtameve rezistente duke rritur koston e trajtimit dhe
duke zgjatur kohen e sherimit .
REFERENCAT :
https://medlineplus.gov/lab-tests/antibioticsensitivity-test/
https://blog.eoscu.com/blog/what-is-an-antibiogram
https://www.webmd.com/a-to-z-guides/what-to-know-about-antibiotic-sensitivity-testing