Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SKUQJA E SYRIT(KONJUKTIVITI)

Konjuktiviti perbene nje nga semundjet me te shpeshta te syve. Gjate zhvillimit te konjuktivitit, konjuktiva(nje strukture e syrit) inflamohet si pergjigje ndaj nje ngacmuesi te jashtem ose nje semundjeje tjeter te syrit. Shenja me karakteristike e nje konjuktiviti eshte skuqja e syrit.

Ne rastin e nje konjuktiviti qe zgjat apo perseritet shpesh, rekomandohet konsulta me mjekun okulist. Vetëm ai eshte ne gjendje te beje dallimin ndermjet nje inflamacioni te thjeshte, te parrezikshem nga nje semundje serioze e syve.

KUSH JANE SHKAQET E NJE KONJUKTIVITI?

Kemi dy forma te ndryshme te konjuktivitit: forma ngjitese dhe ajo jongjitese.

Forma jongjitese:

  • Inflamacioni i syrit me origjinë alergjike, per shembull alergjia nga polenet, pluhuri, produktet kozmetike (kremrat, bojrat dhe llaku i flokeve, xheli i thonjve,etj.)
  • Irritimet e konjuktives prej drites se forte te shndritshme (nga dielli, debora, saldimi), pluhuri, trupat e huaj dhe lendet kimike.
  • Semundje te tjera shoqeruese si psoriaza, glaukoma akute (rritja e tensionit brenda syrit), inflamacionet e kornese (pjesa e perparme e syrit qe mbulon irisin, pupilen dhe dhomen e perparme te tij), te irisit (pjesa me ngjyre e syrit, qe rrethon pupilen apo beben e syrit) ose te sklerotizimit.
  • Demtimet e kornese, si ne rastin e nje trupi te huaj.
  • Tek foshnjat (mbi 1 vjeç), vonesa ne zhvillimin e kanalit te loteve.
  • Perdorimi ne menyre te papershtatshme i pikave ose kremrave te ndryshme ne sy.
  • Anomali te lindura te aftesise per te pare.

Forma ngjitese:

  • Infeksionet nga viruset (herpesi, gripi, varicela)
  • Infeksioniet nga bakteriet si stafilokoku, streptokoku (pergjithesisht tek femijet), klamidia dhe rralle gonokoku dhe pneumokoket.
  • Infeksionet mykotike

Transmetimi i semundjes kryhet pergjithesisht nepermjet kontaktit te drejtperdrejte (nepermjet ferkimit te syve me duart e infektuara). Semundja fillimisht mund te shfaqet ne njerin sy dhe me pas perhapet ne syrin tjeter. Konjuktiviti nga gonokoku, qe transmetohet nga nena tek femija gjate lindjes, tashme eshte mjaft i rralle.

SIMPTOMAT E KONJUKTIVITIT

Simptomat qe shfaqen nga konjuktiviti jane:

  1. Djegie e syrit, te njerit sy apo te dyve.
  2. Ndjesia e pranise se nje trupi te huaj ne sy, ndjesi grricese.
  3. Lotim te syve.
  4. Ngjitje te qepallave.
  5. Temperature.
  6. Zmadhim i gjendrave limfatike.
  7. Dobesi e pergjithshme.
  8. Rrjedhje sekrecionesh te qelbezuara nga syri.
  9. Çrregullime te aftesise se te parit, qe perbejne nje urgjence mjeksore.

Ne rastin e konjuktivitit alergjik, shenja kryesore eshte:

  • Kruajrje te forta dhe enjtje te konjuktives.

Ne rastin e ekspozimit ne diell shenjat e nje konjuktiviti jane:

  • Dhimbje koke.
  • Dhimbje sysh.
  • Ndjeshmeri e larte ndaj drites.
  • Sy qe lotojne.

SI MUND TE VENDOSET DIAGNOZA E KONJUKTIVITIT?

Per te vendosur diagnozen e konjuktivitit, jane te nevojshme disa teste:

  1. Informimi i mjekut specialist okulist (oftalmolog) ne lidhje me simptomat e pacientit dhe historine e fillimit te tyre.
  2. Ekzaminimi i pamjes se jashtme te syrit.
  3. Marrje e materialit nga konjuktiva per percaktimin e mikrobit shkaktar te infeksionit.

TRAJTIMI I KONJUKTIVITIT

Menyra e trajtimit varet nga shkaku i konjuktivitit. Perdorimi i medikamenteve te papershtatshme mund te jete me teper i demshem sesa i dobishem. Per kete arsye, trajtimi ne keto raste duhet te jepet vetem nga okulisti, ne menyre qe ai te jete korrekt dhe te zhduki mikrobin shkakatr qe jep semundjen.

Skema e trajtimit ne çdo rast pershtatet sipas shkakut.

  • Per infeksionet nga bakteriet perdoren antibiotike ne formen e pikave ose pomadave ne sy.
  • Per infeksionet nga viruset perdoren medikamente qe lehtesojne simptomat, si psh. hedhja ne sy e pikave me baze kortizoni.
  • Per inflamacionet me natyre alergjike perdoren pika ne sy me efekt antialergjik dhe ne te njejten kohe trajtohet alergjia baze (ulja e ndjeshmerise ndaj faktorit shkaktar te alergjise, nepermjet vaksinimit)

Trajtimi i pergjithshem me medikamente kunder dhimbjes, medikamente kunder temperatures, fashimi i syrit ose mbrojtja e tij me anen e syzeve te diellit.
Ne rastin e infeksionit nga klamidia (semundje qe transmetohet nepermjet marredhenieve seksuale te pambrojtura), duhet te trajtohet ne te njejten kohe edhe partneri seksual.

REFERENCAT

  1. Mayo Clinic: Conjunctivitis (Konjuktiviti)
  2. Centers for Disease Control and Prevention (CDC): Conjunctivitis (Pink Eye) – Causes, Symptoms, Treatment (Konjuktiviti – Shkaktarët, simptomat, trajtimi)
  3. American Academy of Ophthalmology (AAO): Conjunctivitis (Pink Eye) (Konjuktiviti)
  4. National Eye Institute (NEI): Facts About Pink Eye (Konjuktiviti)
  5. WebMD: Eye Health Center – Understanding Pink Eye (Konjuktiviti)