Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SINDROMI I ABSTINENCES NEONATALE

CFARE ESHTE SINDROMI I ABSTINENCES NEONATALE?

Sindroma e abstinences neonatale eshte ajo gjendje qe ndodh kur foshnjat ekspozohen ndaj barnave opioide ne miter, para lindjes.
Foshnjat mund te trajtohen pas lindjes per te larguar keto barna nga organizmi i tyre. Sindroma me se shpeshti ndodh pas ekspozimit te fetusit ndaj ilaceve/medikamenteve opioid.

CFARE E SHKAKTON SINDROMIN E ABSTINENCES NEONATALE?

Pothuajse cdo ilac/medikament kalon nga qarkullimi i gjakut te nenes permes placentes tek foshnja e saj e palindur,pra ne qarkullimin e gjakut te fetusit.
Nese nena perdor substanca/ilace qe ndikojne ne sistemin e saj nervor, ato do te ndikojne edhe ne sistemin nervor te foshnjes. Ne lindje, foshnja eshte ambientuar me substancat e marra gjate kohes kur ishte ne barkun e nenes dhe ne munges te ketyre substancave ne lindje foshnja mund te zhvilloje simptomat e abstinences.

Disa barna/ilace kane me shume gjasa te shkaktojne sindromin e abstinences sesa te tjeret. Por pothuajse te gjitha kane te njejtin efekt mbi femijen. Kur jane perdorur me shume se nje ilac,pra kombinime te tyre, simptomat shpesh jane me te keqija.
Kjo perfshin:

  • Opioidet si heroina dhe ilacet e pershkruara si kodeina dhe oksikodoni.
  • Stimulues te tille si amfetamina ose kokaina. Per keto barna, efektet tek nje femije jane me te mundshme nga vete ilaci ne krahasim me sindromin e abstinences.
  • Barnat antidepresive si frenuesit selektiv te rimarrjes se serotonines (SSRIs).
  • Depresante te tille si barbituratet, alkooli ose marihuana
  • Nikotina nga pirja e duhanit
  • Perdorimi i alkoolit gjithashtu mund te shkaktoje nje grup tjeter problemesh te quajtura crregullime te spektrit te alkoolit te fetusit.

CILET PREJ FEMIJEVE JANE ME TE RRISKUAR PER TU PREKUR NGA SINDROMI I ABSTINENCES?

Grate shtatzena qe perdorin droge, duhan ose alkool i vene foshnjat e tyre te palindura ne rrezik per sindromen e abstinences neonatale dhe probleme te tjera.
Grate qe perdorin droge gjithashtu mund te kene me pak gjasa te marrin kujdesin e nevojshem para lindjes.
Kjo gjithashtu mund te rrise rreziqet per nenen dhe foshnjen.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ SINDROMI I ABSTINENCES NEONATALE?

Simptomat e sindromit te abstinences neonatale mund te ndryshojne ne varesi te:

  • Lloji i droges ose substance tjeter te përdorur
  • Hera e fundit qe eshte perdorur
  • Nese lindja e foshnjes eshte ne term apo preterm(koha e lindjes)

Simptomat e abstinences mund te fillojne qe ne 24-48 ore pas lindjes. Ato mund te fillojne deri ne 5-10 dite pas lindjes.

Me poshte jane simptomat me te zakonshme te sindromit te abstinences. Simptomat mund te jene paksa te ndryshme per cdo femije.
Simptomat e abstinences tek foshnjat me lindje ne term( ne kohen e duhur):

  • Te dridhura
  • Shume te qara ose te qara me ze te larte
  • Probleme me gjumin
  • Toni i paket i muskujve
  • Reflekset teper aktive
  • Konvulsione
  • Zvarritje, hunde te bllokuara dhe teshtitje
  • Ushqyerja dhe thithja e dobet
  • Te vjella ose diarre
  • Djersitje
  • Ethe ose temperature te paqendrueshme

Foshnjat e lindura para kohe mund te kene nje rrezik me te ulet per simptoma te abstinences ose te kene simptoma me pak te renda. Ata gjithashtu mund te permiresohen me shpejt ne krahasim me foshnjat qe lindin ne term sepse edhe koha e ekspozimit te tyre ndaj substancave ishte me e vogel.

Simptomat e ketij problemi mund te ngaterrohen me gjendje te tjera shendetesore. Keshtu qe sigurohuni te takoni mjekun per cdo gje qe vini re tek bebi juaj.

SI DIAGNOSTIKOHET SINDROMI I ABSTINENCES NEONATALE?

Diagnoza vendoset ne baze te nje historie mjeksore ose te abuzimit me substancat tek nena.
Nje raport i sakte i perdorimit te droges nga nena eshte i rendesishem. Kjo perfshin kohen kur eshte marre ilaci i fundit. Mjeku mund te perdore nje sistem vleresimi per te ndihmuar ne diagnostikimin dhe percaktimin e sakte se sa serioze eshte abstinenca tek foshnjat. Piket caktohen ne baze te shenjave dhe simptomave dhe seriozitetit te seciles prej tyre. Ky vleresim mund te ndihmoje gjithashtu ne planifikimin e trajtimit.

Mjeku mund te kontrolloje mekoniumin(te dalen jasht te pare te bebes), urinen, gjakun e kordonit te kerthizes ose te treja nese ai dyshon se nena po perdorte droge.
Disa manternitete i kontrollojne ne menyre rutinore te gjitha foshnjat.

SI TRAJTOHET SINDROMI I ABSTINENCES NEONATALE?

Trajtimi do te varet nga simptomat, mosha dhe shendeti i pergjithshem i femijes suaj. Do te varet gjithashtu dhe se sa e rende eshte gjendja.

Foshnjat qe vuajne nga abstinenca jane nervoze.
Mbeshtjellja e foshnjes fort ne nje batanije mund ta ndihmoje ate te pushoje se qenurit nervoz.
Foshnjat gjithashtu mund te kene nevoje per kalori shtese ne ushqimin e tyre per shkak te aktivitetit metabolik te shtuar. Ata gjithashtu mund te kene nevoje per lengje IV nese jane te dehidratuar ose kane te vjella ose diarre te renda.

Disa foshnja mund te kene nevoje per ilace per te trajtuar simptomat e renda te abstinences,sic jane krizat.
Nese nevojiten ilace, foshnjave zakonisht do tu jepet nje ilac qe eshte ne te njejten familje barnash me ilaçin te cilin ai eshte ekspozuar para lindjes. Pasi te kontrollohen shenjat e abstinences,sasia e ilacit zvogelohet ngadale. Kjo ndihmon ne largimin e foshnjes nga droga.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/prevention-wellness/neonatal-abstinence-syndrome.html

https://www.stanfordchildrens.org/en/topic/default?id=neonatal-abstinence-syndrome-90-P02387

https://medlineplus.gov/ency/article/007313.htm

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/23226-neonatal-abstinence-syndrome

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK551498/