Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Si te pergatitemi per proceduren e fibrogastroskopise

Cfare eshte fibrogastroskopia?

Fibrogastroskopia, apo gastroskopia, eshte nje ekzaminim ku mjeku specialist shikon ne brendesi te traktit te siperm tretes.
Mjeku/ja specialiste qe merret me nje procedure te tille quhet gastroenterolog.
Me ane te kesaj procedure ekzaminohet ezofagu, stomaku dhe duodeni (pjesa e pare e zorres se holle).
Ky egzaminim kryhet me ane te nje aparati qe quhet gastroskop. Gastroskopi eshte nje tub i holle, fleksibel, ne fillim te se cilit ka nje kamer qe hyne nepermjet gojes, vazhdon ne ezofag, hyn ne stomak dhe ne fillimin e zorres se holle (duoden).
Gjithashtu ne brendesi te tij ka nje hapsire ku mund te kalojne mjete te tjera ndihmese per te realizuar proceduren, si per shembull pinca te holla, lak per te nxjerre trupat e huaj etj.

SA ZGJAT PROCEDURA E FIBROGASTROSKOPISE?

Gastroskopia si procedure mund te zgjase rreth 15 minuta (perfshire kohen qe duhet per pergatitjen e pacientit per proceduren dhe sedacionit/dhenien e qetesuesve).
Si procedure fibrogastroskopia nuk eshte e dhimbshme, por mund te perceptohet si nje ndjenje parehatie pasi ka perfunduar egzaminimi, sepse gjate ekzaminimit fryhet stomaku me ajer qe te shikohen sa me imtesisht vendet neper te cilat kalon paisja.

KUSH JANE ATO SEMUNDJE QE KERKOJNE ME PATJETER BERJEN E FIBROGASTROSKOPISE?

Disa nga ankesat me kryesore te pacienteve, qe kerkojne me patjeter realizimin e fibrogastroskopise jane:

  • kthimi i lengjeve te stomakut ne ezofag
  • djegie prapa derrases se kraharorit
  • dhimbje te pjeses se siperme te barkut
  • te vjella te shpeshta
  • vështiresi ne gelltitje, etj.

Me ane te berjes se fibrogastroskopise mund te zbulohen semundje te tilla si:

  • Refluksin gastro-ezofageal
  • Ezofagitet
  • Ulçerat duodenale dhe te stomakut
  • Duodenitet
  • Gastritet
  • Kancer të stomakut apo te ezofagut,etj.

Si behet pergatitja e pacientit per realizimin e fibrogastroskopise?

  1. Stomaku duhet te jete bosh, prandaj pacienti duhet te rrije te pakten 7-8 ore pa ngrene perpara ekzaminimit.
  2. Per realizimin e fibrogastroskopise mund te linde nevoja e perdorimit te qetesuesve intravenoze, keshtu qe keshillohet qe pacienti te mos jete vetem por te kete me vete nje shoqerues. Kjo procedure eshte si nje lloj anestezie dhe per te parandaluar te vjellat eshte mire te mos pini apo konsumoni ushqim nje dite para procedures.
  3. Rekomandohet qe nje apo 2 dite perpara procedures te mos perdoren disa lloj medikamentesh si per shembull holluesit e gjakut.
    Por nese pacienti merre ilace per te kontrrolluar tensionin e gjakut, atehere ato merren mengjesin e dites se egzaminimit me pak uje.
  • Keq-informimi rreth realizimit te procedures se fibrogastroskopise, shpesh behet shkak qe pacientet te vuajne nje lufte psikologjike ne vetvete nese duhet apo jo ta realizojne kete procedure.
  • Realisht fibrogastroskopia si procedura eshte e lehte, pa dhimbje dhe e pademshme.
  • Ajo eshte nje nga ekzaminimet baze per te vendosur nje diagnoze te sigurte dhe per tu orientuar ne trajtimin e metejshem te semundjes se zbuluar.
  • Pas perfundimit te procedures se fibrogastroskopise, pacientet mund te largohen nga qendra e egzaminimit per ne shtepi pas 30-60 minutash.
  • Ne qofte se procedura eshte kryer me anestezi intravenoze, pacientit do i duhet te qendroje ne qendren e egzaminimit me gjate se 30-60 minuta.
  • Pas largimit nga klinika, pacienti nuk mund te drejtoje makinen per 2 ore, nuk mund te punoje ne makineri per 2 ore, nuk duhet te konsumoje alkool per 24 ore. Per tu larguar nga klinika, pacienti duhet te jete i shoqeruar nga dikush.

Duhet permendur fakti se fibrogastroskopia eshte nje procedure shume e rendesishme si per egzaminimin dhe zbulimin e semundjes ne fazat e hershme, ashtu si edhe per marrjen e materialeve per biopsi.

REFERENCAT

https://healthy.kaiserpermanente.org

https://www.webmd.com

https://my.clevelandclinic.org

https://www.nhs.uk

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?