SI TE LEXONI NJE FLETE ANALIZE RRETH NIVELEVE TE KOLESTEROLIT NE GJAK?
CFARE ESHTE KOLESTEROLI?
Kolesteroli eshte nje lende ne forme dylli, e ngjashme me yndyren, qe gjendet ne te gjitha qelizat e trupit tuaj. Melcia prodhon kolesterol, ajo eshte gjithashtu e pranishme ne disa ushqime, si mishi dhe produktet e qumeshtit. Trupi ka nevoje per pak kolesterol qe te funksionoje siç duhet. Por nese vlerat e kolesterolit ne gjak jane shume te larta, keni nje rrezik me te larte per tu prekur nga semundjet e arterieve koronare.
CILAT LLOJE TE KOLESTEROLIT JANE TE PRANISHME NE GJAK?
Nje analize gjaku e quajtur panel lipoproteinash mund te tregoje nivelet tuaja te kolesterolit. Perpara analizes, do t’ju duhet te agjeroni (mos hani apo pini asgje pervec ujit) per 9 deri ne 12 ore. Analiza jep informacion ne lidhje me:
- Kolesteroli total, tregon nje mase te sasise totale te kolesterolit ne gjakun . Ai perfshin si kolesterolin e lipoproteines me densitet te ulet (LDL) dhe kolesterolin lipoprotein me densitet te larte (HDL).
- Kolesteroli LDL (i keq) – burimi kryesor i grumbullimit dhe bllokimit te kolesterolit ne arterie.
- Kolesteroli HDL (i mire) – HDL ndihmon ne largimin e kolesterolit nga arteriet tuaja.
- Jo-HDL – kjo vlere tregon kolesterolin total minus HDL. Jo-HDL-ja perfshin LDL dhe lloje te tjera te kolesterolit si VLDL (lipoproteina me densitet shume te ulet).
- Trigliceridet – nje forme tjeter e yndyres ne gjak qe mund te rrise rrezikun per semundje te zemres, vecanerisht te grate.
SI TA KUPTONI QE VLERAT TUAJA TE KOLESTEROLIT JANE NE NIVELET E DUHURA?
Me poshte do te paraqesim disa tabela rreth vlerave normale te kolesterolit ne baze te moshes.
Vlerat normale te kolesterolit per personat me te vegjel se 19 vjec.
LLOJI I KOLESTEROLIT | VLERA NORMALE |
Kolesteroli Total | Me pak se 170mg/dL |
Lipoproteinat me Densitet te Ulet (HDL) | Me shume se 45mg/dL |
Lipoproteinat me Densitet te Larte (LDL) | Me pak se 100mg/dL |
JO-HDL( LDL +VLDL) | Me pak se 120mg/dL |
Vlerat normale te kolesterolit per meshkujt(burrat) e moshes 20 vjec ose me shume.
LLOJI I KOLESTEROLIT | VLERA NORMALE |
Kolesteroli Total | 125-200 mg/dL |
Lipoproteinat me Densitet te Ulet (HDL) | Me shume se 40mg/dL |
Lipoproteinat me Densitet te Larte (LDL) | Me pak se 100mg/dL |
JO-HDL( LDL +VLDL) | Me pak se 130mg/dL |
Vlerat normale te kolesterolit per femrat (grate) e moshes 20 vjec ose me shume.
LLOJI I KOLESTEROLIT | VLERA NORMALE |
Kolesteroli Total | 125-200 mg/dL |
Lipoproteinat me Densitet te Ulet (HDL) | Me shume se 50mg/dL |
Lipoproteinat me Densitet te Larte (LDL) | Me pak se 100mg/dL |
JO-HDL( LDL +VLDL) | Me pak se 130mg/dL |
TRIGLICERIDET nuk jane pjese e panelit te kolesterolit, megjithate ato jane nje lloj lipoproteine . Vlerat normale te triglicerideve jane konsideruar me pak se 150 mg/dL. Nese ju keni ne pergjigjen tuaj te analizave vlera me te larta se 150-199 mg/dL duhet te vizitoheni patjeter tek mjeku pasi keni shume rrezik per te zhvilluar semundje te tjera.
KUR DUHET TE FILLONI DHE TE BENI KONTRROLLET E PARA TE KOLESTEROLIT NE TRUPIN TUAJ?
Kur dhe sa shpesh duhet te beni analiza per te pare nivelin e kolesterolit varet nga mosha, faktoret e rrezikut dhe historia familjare.
Per njerezit qe jane 19 vjeç ose me te rinj:
- Testi i pare duhet te jete nga mosha 9-11 vjeç.
- Femijet duhet ta bejne perseri testin cdo 5 vjet.
Disa femije mund ta bejne kete analize duke filluar nga mosha 2 vjeç nese ka nje histori familjare te kolesterolit te larte ne gjak, sulm ne zemer ose goditje ne tru.
Per personat qe jane 20 vjeç e lart:
- Te rriturit duhet ta bejne analize cdo 5 vjet.
- Burrat e moshes 45-65 vjeç dhe grate e moshes 55-65 vjeç duhet ta kene ate çdo 1-2 vjet.
CILAT JANE DISA NGA NDERHYRJET TONA PER TE REDUKTUAR NIVELET E KOLESTEROLIT NE GJAK?
Faktoret rriskues qe ne kemi mundesi ti ndryshojme dhe te bejme nje jete te shendetshme.
- Dieta
Yndyrnat e ngopura dhe kolesteroli ne ushqimin qe hani rrisin nivelin e kolesterolit ne gjak. Yndyrnat e ngopura jane problemi kryesor, por edhe sasia e madhe e kolesteroli ne ushqime ka rendesi. Reduktimi i sasise se yndyrnave te ngopura ne dieten tuaj ndihmon ne uljen e nivelit te kolesterolit ne gjak. Ushqimet qe kane nivele te larta te yndyrave te ngopura perfshijne disa mishra(si mishi i kuq), produkte qumeshti( si gjalpi), çokollate, produkte te pjekura dhe ushqime te skuqura dhe te perpunuara. - Pesha
Mbipesha eshte nje faktor rreziku per semundjet e zemres. Gjithashtu ka tendence te rrise kolesterolin ne gjak. Humbja e peshes mund te ndihmoje ne uljen e niveleve te kolesterolit LDL (te keq), kolesterolit total dhe triglicerideve. Gjithashtu rrit nivelin e kolesterolit HDL (te mire). - Aktiviteti fizik
Te mos jesh fizikisht aktiv eshte nje faktor rreziku per semundjet e zemres. Aktiviteti i rregullt fizik mund te ndihmoje ne uljen e kolesterolit LDL (te keq) dhe rritjen e niveleve te kolesterolit HDL (te mire). Gjithashtu ju ndihmon te humbni peshe. Ju duhet te perpiqeni te jeni fizikisht aktiv per te pakten 30 minuta ne dite . - Pirja e duhanit
Pirja e duhanit ul kolesterolin HDL (te mire). HDL ndihmon ne largimin e kolesterolit te keq nga arteriet tuaja. Pra, nje HDL me e ulet mund te kontribuoje ne nje nivel me te larte te kolesterolit te keq.
Ndersa ato faktore rrisku qe ne nuk kemi mundesi ti kontrrollojme jane:
- Mosha dhe gjinia
Ndersa femrat dhe meshkujt rriten, nivelet e tyre te kolesterolit rriten. Para moshes se menopauzës, grate kane nivele me te uleta te kolesterolit total sesa burrat e se njejtes moshe. Pas moshes se menopauzes, nivelet e kolesterolit LDL (te keq) te femrat priren te rriten. - Trashegimia
Gjenet percaktojne pjeserisht se sa kolesterol prodhon trupi juaj. Kolesteroli i larte ne gjakut mund te shfaqet ne familje. - Rraca
Raca te caktuara mund te kene nje rrezik ne rritje per kolesterol te larte ne gjak. Per shembull, afrikano-amerikanet zakonisht kane nivele me te larta te kolesterolit HDL dhe LDL sesa te bardhet.
REFERENCAT
https://my.clevelandclinic.org