Si ndikojne lendet narkotike ne shendetin mendor?
Si ndikojne lendet narkotike ne tru?
Kur nje person perdor droge, droga perthithet ne qarkullimin e gjakut dhe perhapet ne te gjithe trupin, perfshire ketu edhe trurin. Drogat hyjne ne tru dhe prishin funksionimin e tij normal.
Lloje te ndryshme droge mund te ndikoje ndryshe ne tru. Per shembull, marihuana imiton funksionimin e neurotransmetuesve natyral te trurit. Kjo behet shkak per dergimin e mesazheve jonormale te trurit ne te gjithe trupin.
Drogat prekin pjese te ndryshme te trurit. Se pari, ato ndikojne ne pjeset qe kontrrollojne kenaqesite, prandaj shume drogera shkaktojne ne fillim vale euforie(kenaqesie). Por ndersa droga perdoren ne menyre te perseritur, ndjenja e kenaqesise se perdoruesit zvogelohet.
Drogat gjithashtu ndikojne ne ato zona te trurit qe jane pergjegjese per te menduar ne menyren e duhur, per te ecur perpara, per te zgjidhur problemet, per te marre vendime dhe per te kontrolluar sjelliet.
Ne menyre te veçante, droga zvogelon aftesine e trurit per te marre vendimet e duhura ose per te ushtruar vetekontroll dhe bejne qe nje person te kerkoje droge me detyrim. Kjo pjese e trurit nuk eshte zhvilluar plotesisht ne adoleshence, duke i bere te rinjte veçanerisht te prekshem ndaj perdorimit te perseritur te substancave dhe varesise.
Së fundi, droga ndikon ne pjesen e trurit qe perjeton ndjenja stresuese, si ankthi dhe zemerimi. Drogat priren te zbusin ndjenjat e shqetesimit dhe per kete arsye e motivojne nje person qe te vazhdoje perdorimin e droges dhe pikerisht kjo eshte ajo qe shkakton varesine.
Si ndikon droga ne shendetin mendor?
Perdorimi i perseritur i droges shkakton ndjenjen e varesise dhe shpesh vjen me shqetesime te shëndetit mendor.
Simptomat e zakonshme te varesise perfshijne ankthin dhe depresionin, si dhe sulmet e panikut, nervozizmin, pagjumesine,etj.
Gjate perdorimit te vazhdueshem te droges dhe krijimit te gjendjes se varesise, studimet kane treguar se ndodh qe te zhvillohen edhe situata te tilla si depresion i rende, ankth, psikoza ose crregullime maniakale(crregullime shume te renda mendore).
Disa lloje drogerash shkaktojne probleme te shendetit mendor me vone ne jete. Per shembull, perdorimi i marihuanes ne moshe te hershme(adoleshence) rrit rrezikun qe ne te ardhmen keto persona te jene me te rriskuar per tu prekur nga skizofrenia.
Vlen gjithashtu te theksohet se, ndersa droga mund te kete nje ndikim shume te keq ne shendetin mendor te nje personi, ka menyra te tjera me te cilat lidhen perdorimi i droges dhe shendeti mendor. Njerezit me probleme te shendetit mendor shpesh i drejtohen droges per te perballuar simptomat e veshtira, te cilat mund te çojne ne varesine nga droga.
Njerezit qe jane te prekur nga çrregullimeve te perdorimit te substancave narkotike, jane gjithashtu te prekshem ndaj semundjeve mendore. Kjo per shkak se semundjet mendore dhe çrregullimet e perdorimit te substancave narkotike kane faktore te perbashket rreziku, duke perfshire historine familjare, historite e traumave, stresin kronik, etj.
Ku konsiston trajtimi per problemet qe shkakton droga ne shendetin mendor?
Kur nje person po lufton kunder abuzimit me drogen, kjo i ve ata ne rrezik me te larte per te zhvilluar nje çrregullim te shendetit mendor. Ne menyre te ngjashme mund te ndodh qe, kur dikush po lufton me nje semundje mendore, mund ti ve ato ne nje rrezik ne rritje per varesine nga droga.
Adoleshentet dhe te rinjte jane veçanerisht te rrezikuar nga ky crregullim. Per shkak se truri i tyre eshte ende ne zhvillim, ata jane me te prekshem ndaj efekteve negative te abuzimit me drogen. Nga ana tjeter, ata jane gjithashtu me te rrezikuar per te zhvilluar nje crregullim mendore si rezultat i perdorimit te asaj droge.
Per kete arsye, prinderit duhet te nderhyjne dhe te jene vigjilent per cdo ndryshim qe ndodh tek femijet e tyre. Adoleshentet qe tregojne shenja te abuzimit me substanca narkotike ose shqetesime te shendetit mendor nga keto lende nuk duhet te injorohen kurre. Ndersa keto simptoma mund te keq-diagnostikohen si “vetem nje gabim” ose “sjellje tipike adoleshente”, ato me shume gjasa sinjalizojne nje problem shqetesues dhe ne zhvillim te shendetit mendor, ne te cilin trajtimi profesional eshte i nevojshem.
Njerezit qe luftojne me problemet e perbashketa te shendetit mendor dhe perdorimit te droges kerkojne nje forme te specializuar trajtimi, te quajtur trajtim me diagnoze te dyfishte. Ky lloj trajtimi i dyfishte, ne te cilin vleresohen dhe trajtohen te gjitha aspektet e gjendjes se nje personi, e pozicionon nje individ per sherim dhe sukses afatgjate.
REFERENCAT
https://www.mentalhealth.org.uk/explore-mental-health/a-z-topics/drugs-and-mental-health