Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Shenjat dhe simptomat e hipertensionit

Cfare eshte hipertensioni?

Hipertensioni ndryshe njihet edhe si tensioni i larte i gjakut. Me presion te gjakut do te kuptojme fuqine me te cilen gjaku udheton ne arterie. Nese kjo force qe ne vetvete mundeson qarkullimin e gjakut ne enet e tij eshte mbi vlerat normale kemi te bejme me hipertension.

Tensioni i larte i gjakut ose hipertensioni eshte nje semundje shume e rrezikshme pasi mund te coj ne nje mbingarkese te punes se zemres dhe nje force te vazhdueshme, te madhe qe ushtrohet ne muret e arterieve dhe venave.
Kjo mund te japi nje problem te madh ne duke rriskuar per

  • semundje kardiake (te zemres)
  • semundje renale(te veshkave)
  • goditje ne tru(strok)
  • verbim(humbje te shikimit).

Kush jane vlerat normale te tensionit te gjakut dhe kush jane ato qe perbejne hipertensionin?

Kategorite dhe vlerat e tensionit te gjakut!

KATEGORIT E VLERAVE TE TENSIONIT ARTERIALPRESIONI SISTOLIK(mmHg)
(Verat e larte e tensionit te gjakut)
PRESIONI DIASISTOLIK(mmHg)
(Vlera e ulet e tensionit te gjakut)
Normalme pak/baras 120mmHgme pak/baras 80mmHg
Pre-Hipertension120-129mmHg80 mmHg
Hipertension Stadi 1130-139mmHg80-89 mmHg
Hipertension Stadi 2me shume se 140 mmHgme shume se 90 mmHg
Krize Hipertensiveme shume se 180 mmHgme shume se 110 mmHg

Quhen normale vlerat e tensionit te gjakut me pak se 120 mmHg me 80 mmHg .

Te dy vlerat e mesiperme jane shume te rendesishme, por me i rendesishem mes tyre eshte presioni sistolik. Ai perben rriskun me te larte per te zhvilluar semundje kardiovaskulare (semundje te zemres) ne mbi 50% te popullsise qe jane mbi 50 vjec. Ne shumicen e rasteve kjo vlere dhe rreziku per te zhvilluar hipertension rritet me rritjen e moshes.

Kush jane shenjat dhe simptomat e hipertensionit?

Nje nga gjerat me te rrezikshme ne lidhje me hipertensionin ose tensionin e larte te gjakut eshte se ju mund te mos e dini se jeni i semure prej saj. Nje fakt shqetesues eshte se gati nje e treta e njerezve qe kane tension te larte te gjakut nuk e dine kete. Hipertensioni quhet vrases i heshtur.
Kjo ndodh shpesh per shkak se presioni i larte i gjakut nuk shfaq asnje simptome ne fillimet e semundjes dhe kjo eshte shume e rende. Menyra me e mire per tu mbrojtur prej tensionit te larte te gjakut eshte permes kontrolleve te rregullta.
Ju gjithashtu mund te monitoroni tensionin e gjakut ne shtepi me ane te nje aparature te blere ne farmaci si sfigmomanometer. Kjo eshte veçanerisht e rendesishme nese keni histori familjare me presion te larte te gjakut.

Simptomat e tensionit te larte te gjakut:

  1. Dhimbje koke te forta (Cefale)
  2. Gjakderdhje nga hunda (Epistaksis)
  3. Lodhje ose konfuzion
  4. Probleme me shikimin
  5. Dhimbje gjoksi
  6. Veshtiresi ne frymemarrje
  7. Crregullim te rrahjeve te zemres
  8. Gjak ne urinë
  9. Palpitacione (ndjesia e te rrahurave te shpeshta te zemres),
  10. Zhurme ne vesh
  11. Ndjesia e pulsimit (rrahjes) te shpejte te arterieve ne qafe
  12. Te dridhura (konvulzione)

Ndonjehere njerezit mendojne se edhe simptomat e meposhtme mund te lidhen me situata te tensionit te larte te gjakut, por qe jo gjithmone eshte e vertete:

  1. Marramendje
  2. Nervozizmi
  3. Djersitje
  4. Probleme me gjumin
  5. Skuqje e fytyres
  6. Njolla te kuqe ne sy

REFERENCAT

https://www.webmd.com/hypertension-high-blood-pressure/hypertension-symptoms-high-blood-pressure

https://www.medicalnewstoday.com/articles/150109#symptoms

https://www.cdc.gov/bloodpressure/about.htm

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/4314-hypertension-high-blood-pressure

× Si mund tu vij ne ndihme?