Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJET E ZEMRES

SEMUNDJET E ZEMRES

CFARE DO TE KUPTOJME ME SEMUNDJE TE ZEMRES?

Zemra eshte organi vital (jetesor) i trupit te njeriut. Crregullimet ne funksionin e zemres mund te cojne ne lindjen e patologjive (semundjeve) kardiake (zemres) apo kardiovaskulare (zemres dhe eneve te gjakut). Semundjet qe prekin zemren mund te quhen ndryshe edhe semundje kardiake, ky eshte nje term i cili perfshin nje numer shume te madh patologjish qe prekin kete organ.

Ne disa raste, kjo patologji mund edhe te referohet me termin qe perdoret me shpesh semundje kardiovaskulare, pra nje grup semundjesh qe prekin zemren dhe enet e gjakut. Sipas disa studimeve, te realizuara ne Amerike, patologjite kardiovaskulare jane shkaku kryesor i vdekjeve. Megjithate, fatmiresisht nga ana tjeter ka shume menyra se si mund ta parandalojme prekjen nga ky grup semundjesh.

CILAT JANE DISA NGA LLOJET E SEMUNDJEVE QE PREKIN SISTEMIN KARDIAK?

Patologjite kardiake kongenitale -jane patologji te lindura te zemres. Ato karakterizohen nga keqformime strukturore te zemres apo anomali te eneve te gjakut qe jane prezente qe ne lindje. Shkaktar per zhvillimin e semundjeve kardiovaskulare mund te permendim :

-shkaqet gjenetike,

-shkaqet mjedisore apo

– kombinim i te dyjave

Semundjet koronare te zemres – jane nje nga llojet me te hasura te semundjeve te zemres. Kjo semundje kerkon nje kohe te gjate qe te zhvillohet dhe ka te beje me formimin e pllakave aterosklerotike ne muret e eneve te gjakut qe ushqejne zemren. Bllokimi i ketyre eneve mund te shkaktoje nderprerjen e furnizimit me gjak te nje pjese te caktuar te muskulit te zemres dhe mund te japi patologji te tilla si :

  • Angine ,nje dhimbje gjoksi si rrjedhoje e nderprerjes se furnizimit me gjak.
  • Sulm ne zemer, vjen ne momentin kur ka nderprerje te furnizimit me gjak te nje pjese te caktuar te zemres .
  • Deshtim i funksionit pompe te zemres, kur zemra nuk eshte me e afte ne fuqine e saj pompuese te gjakut .
  • Aritmia, nje crregullim ne ritmine zemres.

Kardiomiopatite – eshte nje semundje progresive e miokardit. Kjo eshte nje patologji qe prek miokardin (muskulin e zemres ) dhe valvulat e zemres qe jane bikuspide dhe trikuspide .

CILAT JANE SHKAKTARET QE MUNDESOJNE LINDJEN DHE ZHVILLIMIN E SEMUNDJEVE TE ZEMRES?

Shkaktaret qe mundesojne lindjen dhe zhvillimin e kesaj patologjie jane te ndryshme ne varesi edhe te llojit te semundjes qe prek zemren. Ne pergjithesi, shkaktaret pergjegjes per kete semundje jane :

stili i jeteses ,

predispozita gjenetike,

infeksionet e ndryshme ,

medikamentet apo

patologji te tjera

Shkaqet e aritmise – ankthi, stresi mjekimet e marra pa recete, suplementet dietike, alkooli, perdorimi i tepruar i kafeines, marrja e substancave narkotike etj. Po ashtu pergjejgjes jane edhe semundjet e lindura te zemres, patologjite koronare, valvulopatite (probleme me valvulat e zemres), diabeti, etj.

Shkaqet per kardiomiopati :

1. Kardiomiopatia hipertrofike mund te rezultoje si pasoje e crregullimeve te indit te miokardit, akumulimi i sasive te larta te hekurit ne trup apo terapise kunder kancerit. 2. Kardiomiopatite e zgjeruara mund te shkaktohet nga nje fluks i reduktuar i gjakut ne zemer, infeksionet, toksinat, disa lloje barnash apo mund te jete edhe e trashegueshme.

Shkaqet e infeksioneve ne zemer – pergjegjes jane bakteret, viruset, parazitet, etj.

Semundjet ventrikulare te zemres – pergjegjes per keto jane : ethja reumatizmale, infeksionet, crregullimet e indit lidhor, etj.

CILET JANE ME TE RRISKUAR PER TE ZHVILLUAR PATOLOGJI KARDIAKE?

Jane disa elemente qe bejne te mundur te kuptojme faktin se disa persona jane me te rriskuar se disa te tjere per te zhvilluar patologji kardiake. Disa prej ketyre faktoreve qe do te permendim jane te kontrollueshem (qe dmth ne mund ti ndryshojme) dhe te tjerat fatkeqesisht nuk arrijme dot t’i kontrollojme.

  • Mosha e madhe
  • Gjinia – meshkujt jane me te rriskuar per tu prekur nga kjo patologji ne krahasim me femrat.
  • Historia familjare dhe predispozita gjenetike
  • Pirja e duhanit
  • Malnutricioni ,perdorimi i tepruar i ushqimeve me yndyre dhe i kripes
  • Presioni i larte i gjakut
  • Nivele te larta te kolesterolit ne gjak
  • Diabeti
  • Obeziteti
  • Patologjit kronike te veshkave
  • Semundjet autoimune
  • Stresi
  • Mungesa e aktivitetit fizik
  • Higjiena e dobet

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI SEMUNDJEVE TE ZEMRES?

Per te zbuluar nese ju vuani apo jo nga patologji kardiake, mjeku mund tju kerkoje te kryeni nje sere egzaminimesh laboratorike ose jo.

  1. Se pari duhet te informoni mjekun per historine medikale, duke folur edhe per simptomat qe ju ankoni.
  2. Se dyti duhet ti tregoni mjekut nese keni te aferm te tjere qe vuajne nga patologji kardiake.
  3. Se treti duhet te informoni mjekun ne lidhje me aktivitetet ditore qe kryeni, stilin e jeteses, menyren e te ushqyerit, etj.
  4. Se katerti mund tju kerkohet te kryeni teste gjaku dhe teste per zemren gjithashtu.

Mjeku i cili eshte pergjegjes per trajtimin e semundjeve te zemres quhet Kardiolog.

SI MUND TI PARANDALOJME ZHVILLIMIN E SEMUNDJEVE TE ZEMRES?

Per te parandaluar lindjen e patologjive kardiake duhet te ndryshoni disa nga zakonet dhe menyrat e jeteses tuaj apo sic njihet ndryshe stili i jeteses. Nje vemendje shume e madhe i kushtohet ketyre elementeve me poshte :

  • Lenja e duhanit.
  • Vlersimi i presionit te gjakut rregullisht (duhet te jete deri në 120 mmHg presioni sistolik dhe 80mmHg presioni diasistolik ne kushte normale).
  • Kontrolli i kolesterolit ne trup ne menyre te rregullt (te njerezit e shendetshem duhet te jete deri ne 200 mg).
  • Mbani nen kontroll nivelet e sheqerit në gjak.
  • Mbani nje peshe te shendetshme.
  • Kryeni rregullisht aktivitet fizike.
  • Kini kujdes ndaj situatave stresante ne jete .
  • Nese jeni ne Depresion, gjeni çfaredolloj menyre per ta luftuar ate.
  • Kujdesuni per shendetin tuaj – shmangni vendet e mbi populluara si pasoje e riskut per transmetimin e semundjeve infektive, vaksinohuni, lani duart, etj.

Shkruar nga: Refije Kadiu, Bachelor ne Infermieri te pergjithshme

Edituar nga : Dr.Albana Greca, MMedSc

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/heartdiseases.html

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/heart-stroke.html

https://spitalicontinental.com/semundjet-e-zemres/

https://www.cdc.gov/heartdisease/about.htm

https://www.webmd.com/heart-disease/heart-disease-types-causes-symptoms

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?