Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Semundja qe zbardh lekuren ose vitiligo

Cfare eshte vitiligo?

Vitiligo eshte nje semundje e lekures, e cila behet shkak qe lekura juaj te humbase ngjyren ose pigmentin. Kjo semundje e ben lekuren tuaj te duket me e zbehte se ngjyra e zakonshme e lekures ose te behet e bardhe.
Nese keni vitiligo ne nje pjese te trupit qe ka qime, floket tuaj mund te behen te bardha ose te argjendta.

Semundja e vitiligos behet shkak qe sistemi imunitar i trupit te shkaterroje melanocitet, qe jane qelizat e lekures qe prodhojne melaninen, ate qe i jep ngjyre lekures suaj.

Vitiligo prek te gjitha racat dhe te dyja gjinite ne menyre te barabarte. Vitiligo eshte me e dukshme tek njerezit me ngjyre lekure te erret.
Njerezit qe vuajne nga semundje autoimune, te tilla si :

Sa llojesh eshte vitiligo?

Llojet e vitiligos jane:

  1. E pergjithesuar
    Ky eshte lloji me i zakonshem i vitiligos qe behet shkak qe keto njolla te bardha ne lekure te shfaqen ne vende te ndryshme te trupit.
  2. Segmentale
    Ky lloj prek vetem njeren ane te trupit ose vetem nje pjese te trupit si per shembull duart apo fytyren.
  3. Mukozale
    Vitiligo mukozale prek mukozen e gojes dhe/ose organeve genitale.
  4. Fokale
    Vitiligo fokale eshte nje lloj i rralle ku cngjyrosja e lekures ndodh vetem ne nje zone te vogel dhe nuk perhapet brenda nje deri ne dy vjetesh.
  5. Universal
    Ky lloj i rralle vitiligo ben qe me shume se 80% e lekures tuaj te mos kete pigment( te jete ne ngjyre te bardhe).

Kush jane simptomat e semundjes se vitiligos ?

Shenjat dhe simptomat e vitiligos jane:

  • Kemi formimin e njollave te zbehta ne lekure dhe mukoza.
  • Zonat e cngjyrosura te lekures, qe kane edhe floke ne te behen shkak qe ato te marrin ngjyre te bardhe, gri ose te argjendta.
  • Simptomat mund te jene te lehta dhe prekin vetem nje zone te vogel te trupit ose të renda dhe prekin nje zone te madhe te lekures tuaj. Disa njerez me vitiligo perjetojne kruarje ne lekure perpara se te filloje depigmentimi.

Simptomat e vitiligos mund te shfaqen kudo ne lekuren e trupit.
Vendet me te zakonshme ku shfaqen simptomat e vitiligos jane:

  • Duart
  • Kembet
  • Krahet
  • Fytyre
  • Mukozat (brenda gojes, buzeve dhe hundes)
  • Organet gjenitale

A jane te dhimbshme zonat e trupit te prekura nga vitiligo?

Semundja e vitiligos nuk eshte e dhimbshme. Megjithate, ju ne zonat e cngjyrosura te lekures jeni shume te rriskuar per tu prekur nga djegiet e diellit. Prandaj eshte e rendesishme te mbroheni nga dielli me krem spf +50, qendrimi larg diellit gjate oreve te nxehta dhe veshjet mbrojtese.

Si vendoset diagnoza e vitiligos?

Nje ekzaminim vizual (te parit) nga nje mjek zakonisht çon ne vendosjen e nje diagnoze te sakte te vitiligos.
Mjeku juaj mund te perdori nje llambe me drite ultravjollce (UV) per te pare ne lekuren tuaj, per te ndihmuar te dalloni vitiligon nga semundjet e tjera te lekures.
Perveç kesaj, mjeku mund t’ju beje pyetje ne lidhje me historine tuaj mjekesore dhe historine mjekesore familjare.

Si mjekohet vitiligo?

Trajtimi per vitiligon nuk eshte gjithmone i nevojshem, pasi kjo semundje nuk eshte e demshme per trupin dhe eshte vetem ceshtje kozmetike.
Nese keni vitiligo shume te perhapur ne lekure qe ndikojne ne mireqenien tuaj emocionale, mjeku mund t’ju ndihmoje te gjeni nje menyre trajtimi per te krijuar nje ngjyre uniforme te lekures ose duke eliminuar zonat e cngjyrosura.

Trajtimet e zakonshme per vitiligo jane:

  1. Terapia medikamentoze

Nuk ka nje ilac specifik per te ndaluar vitiligo te perhapet ne lekure, por ka disa ilaçe qe mund te ngadalesojne shpejtesine e humbjes se pigmentimit, te ndihmojne melanocitet te riperterihen ose te rikthejne ngjyren ne lekuren tuaj. Medikamentet per trajtimin e vitiligos mund te jene:

  • Kortikosteroidet.
  • Ruksolitinib.
  • Frenuesit e kalcineurines.

2. Terapia me drite

Terapia me drite ose fototerapia eshte trajtimi qe ndihmon ne kthimin e ngjyres se lekures tuaj. Mjeku mund te perdore nje paisje me drita ultravjollce B (UVB) ose lazer te drejtuara ne lekuren tuaj per nje kohe te shkurter. Mund te duhen disa seanca te terapise me drite per te pare rezultatet ne lekuren tuaj.

Kombinimi i mjekimit medikamentoz dhe drites ultravjollce A (UVA) trajton zona te medha te lekures ku ka vitiligo. Ky trajtim eshte efektiv per njerezit me vitiligo ne koke, qafe, trung, krahe dhe kembe.

3. Terapia kirurgjikale

Kirurgjia eshte nje mundesi trajtimi per njerezit e diagnostikuar me vitiligo.
Trajtimi kirurgjikal mund te perfshije:

  • Graftet e lekures: Merret nje pjese lekure nga nje zone e trupit tuaj dhe perdoret per te mbuluar nje pjese e cila eshte e prekur nga vitiligo.

Mjeku juaj mund te mos rekomandoje operacion nese:

-Keni vitiligo qe perhapet shpejt.
-Plage te lehta ne zonat e cngjyrosura.

REFERENCAT

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/12419-vitiligo

https://www.niams.nih.gov/health-topics/vitiligo#:~:text=Overview%20of%20Vitiligo,turn%20a%20milky%2Dwhite%20color.

https://www.nhs.uk/conditions/vitiligo/

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/vitiligo/symptoms-causes/syc-20355912