Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA INFLAMATORE PELVIKE(SIP)

CFARE ESHTE SEMUNDJA INFLAMATORE PLEVIKE(SIP)?

Semundja inflamatore pelvike (SIP) eshte nje semundje qe prek traktin riprodhues femeror.
Me specifikisht SIP i referohet :

  • infeksionit te uterusit (mitres)
  • infeksionit te tubave te Fallopit
  • infeksionit te vezorev .

Simptoma me e zakonshme e kesaj semundje eshte nje dhimbje ne fund te barkut.
Kuadri i zhvillimit te kesaj semundje eshte pas zhvillimit te disa semundjeve te tjera si psh ajo mund te jete si pasoje e semundjeve seksualisht te transmetueshme (SST), veçanerisht klamidia dhe gonorrea.
SIP ka aftesine qe te mund te demtoje tubat e fallopit dhe indet ne brendesi apo afersi te mitres dhe vezoreve.
SIP mund te coje ne pasoja te renda duke perfshire:

  • infertilitet
  • shtatzenine ektopike (shtatzani jashte mitre)
  • formimin e abscesit(pus/qelb)
  • dhimbjen kronike pelvike( te legenit)

CILAT JANE RRUGET E PERHAPJES SE SIP?

Sip eshte nje semundje inflamatore , qe ndodh ne momentin qe kemi ngjitjen e infeksioni larte ne traktin riprodhues femeror. Jane te shumte mikrobet qe mund te shkaktojne SIP, por shumica e rasteve te marra ne studim tregojne se me shpesh ajo shkaktohet nga klamidia dhe gonorrea.
Nje episod i meparshem i SIP po ashtu rrit rrezikun e nje episodi tjeter sepse organet riprodhuese mund te demtohen gjate periudhes fillestare te infeksionit.

Grate seksualisht aktive ne vitet e tyre te para pas lindjes jane me te rrezikuara po ashtu edhe ato me te reja se 25 vjec kane me shume gjasa te zhvillojne SIP .
Kjo eshte pjeserisht per shkak se qafa e mitres se vajzave adoleshente dhe grave te reja nuk eshte maturuar (pjekur) plotesisht. Kjo gje i ben me te ndjeshme qelizat e cerviksit(qafes se mitres) ndaj mikrobeve qe do te ekspozohet.
Sa me shume partnere seksual te kete nje grua, aq me i madh eshte rreziku i saj per te zhvilluar SIP.
Gjithashtu, nje grua, partneri i se ciles ka me shume se nje partner seksual eshte ne rrezik te madh per te zhvilluar SIP, per shkak te potencialit te larte te ekspozim ndaj agjenteve infektive.

Grate te cilat kryejne dushe vaginale po ashtu jane me te rriskuar per te zhvilluar SIP ne krahasim me pjesen tjeter te tyre. Kjo per shkak se dushi vaginal ndryshon floren vaginale (bakteret e mira qe jetojne ne vagine) ne menyre te demshme dhe mund te shkaktoj ngjitjen e mikrobeve larte ne organet e siperme riprodhuese nga vagina.

Grate qe kane vendosur nje paisje intrauterine (IUD) mund te kene nje rrezik pak me te rritur per SIP, ne krahasim me grate qe perdorin kontraceptive te tjere ose nuk kane fare kontraceptive(e gjitha kjo per te kontrrolluar numrin e shtatzanive).
Megjithate, ky rrezik zvogelohet shume nese nje grua testohet dhe trajtohet per semundje seksualisht te transmetueshme perpara se te vendoset nje DIU.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES?

Simptomat qe Semundja Inflamatore Pelvike manifeston ne organizem jane:

  • Dhimbje dhe ndjeshmeri te rritur ne pjesen e poshtme te barkut
  • Nauze dhe te vjella
  • Hemorragji(Gjakderdhje) midis periudhave menstruale
  • Shtim te prodhimit ose ndryshim te sekrecioneve vaginale
  • Dhimbje gjate aktit seksual
  • Ethe dhe te dridhura

Eshte e mundur qe nje grua te kete SIP dhe te jete asimptomatike (pa simptoma), ose me simptoma shume te lehta per tu zbuluar, per nje periudhe te pacaktuar kohore.
SIP mund te diagnostikohet gabimisht si apendisit, shtatzeni ektopike, keputje te kisteve ovariane ose probleme te tjera.

CILAT JANE KOMPLIKACIONET E KESAJ SEMUNDJE?

  • Demtimi i perhershem dhe i parikthyeshem i organeve riprodhuese femerore.
  • Demtim te indit te tubave te fallopit duke shkaktuar edhe infertilitet.
  • Mund te kemi edhe qendrimin e vezes se fekonduar ne tubat e fallopit(pra shtatzani ektopike) duke u bere shkak edhe per carjen e ketij te fundit .
  • Dhimbje kronike pelvike.

SI DIAGNOSTIKOHET SIP TE PERSONAT QE VUAJNE PREJ SAJ?

Diagnoza e SIP mund te behet kur tre nga simptomat e meposhtme gjenden gjate nje ekzaminimi pelvik :

  • Ndjeshmeri ne pjesen e poshtme te barkut
  • Ndjeshmëri te tubave te fallopit dhe vezoreve
  • Ndjeshmeri ne qafen e mitres

SIP eshte i veshtire per tu diagnostikuar sepse simptomat jane shpesh te padallueshme dhe te lehta. Per shkak se nuk ka teste/analiza te sakta per SIP, nje diagnoze zakonisht bazohet ne gjetjen e simptomave klinike te semundjes.
Nese jane te pranishme simptoma te tilla si dhimbja ne pjesen e poshtme te barkut, nje mjek duhet te kryeje nje ekzaminim fizik per te përcaktuar natyren dhe vendndodhjen e dhimbjes. Po ashtu per te kontrrolluar me pas edhe per : temperature, rrjedhje jonormale vaginale, nje pamje te qafes se mitres jonormale dhe nje analize per te percaktuar nje infeksion gonorreal ose klamidial te mundshem. Nese gjetjet tregojne per SIP trajtimi eshte me patjeter i nevojshem.

Ekografia e pelvisit eshte nje procedure e dobishme per diagnostikimin e SIP. Ajo mund te tregoje nese tubat e fallopit jane zgjeruar ose nese nje absces(prani e qelbit/pusit) eshte i pranishem.
Ne disa raste, laparoskopia mund te jete e nevojshme per te konfirmuar diagnoze n(Laparoskopia eshte nje procedure kirurgjikale ne te cilen nje tub i holle ne fund te se ciles gjendet nje kamere futet nepermjet nje prerje te vogel ne bark). Kjo procedure i mundeson mjekut nje pamje te organeve te brendshme te pelvisit dhe gjithashtu mundeson marrjen e mostrave per egzaminim laboratorik.

TRAJTIMI I SIP!

Trajtimi per SIP mund te perfshije perdorimin e antibiotikeve,te cilat perdoren per te luftuar gonorrene, klamidiam, streptokoket dhe bakteret e tjera qe mund te shkaktojne semundjen.
SIP mund te trajtohet me disa lloje antibiotikesh.Terapia percaktohet nga mjeku ne baze edhe te dhenave te mara nga egzaminimi fizik dhe laboratorike. Duhet theksuar fakti se trajtimi nuk eshte ne gjendje te sheroj demtimet e ndodhura me pare,por mund te parandaloj demtimet e metejshme dhe demtimet e renda ndaj te cilave mund te jete ne rrezik shendeti riprodhues femeror.

Pas identifikimit te SIP zakonisht trajtimi behet me te pakten dy antibiotike qe jane efektive kunder nje game te gjere agjentesh infektive. Keta antibiotike mund te jepen nga goja ose me injeksion. Edhe nese simptomat largohen para perfundimit te ilaceve, gruaja duhet te përfundoje marrjen e te gjitha ilaceve te pershkruara nga mjeku.
Kjo do te ndihmoje ne parandalimin e kthimit te infeksionit.
Pervec kesaj, partneri/partneret seksual te nje gruaje duhet te trajtohen per te ulur rrezikun e nje ri-infeksionit edhe nese partneri/at nuk kane simptoma.
Shtrimi ne spital per te trajtuar PID mund te rekomandohet nese gruaja:
(1) eshte e semurë rende apo ka edhe nauze, te vjella dhe temperature te larte
(2) eshte shtatzene
(3) ka nevoje per antibiotike intravenoze
(4) ka nje absces ne tubin e fallopit ose vezore
(5) duhet bere nje diagnoze diferenciale me patologji te tjera si apendesiti,shtatzania ektopike,etj.
Nese nevojitet ne rastet e renda mund te kerkohet te realizohet edhe nje nderhyrje kirurgjikale.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/pelvic-inflammatory-disease.html

https://www.nhs.uk/conditions/pelvic-inflammatory-disease-pid/

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/pelvic-inflammatory-disease/symptoms-causes/syc-20352594

https://www.cdc.gov/std/pid/stdfact-pid.htm#:~:text=Pelvic%20inflammatory%20disease%20is%20an,transmitted%20can%20also%20cause%20PID.

https://www.healthline.com/health/pelvic-inflammatory-disease-pid

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?