Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA HAFF

CFARE ESHTE SEMUNDJA HAFF?

Semundja Haff eshte nje sindrom e rabdomiolizes se pashpjegueshme qe ndodh brenda 24 oreve nga konsumimi i peshkut. Pra semundja Haff eshte nje semundje qe shkaktohet nga kosumi i produkteve te detit(jo te pershtatshme per tu konsumuar).
Dyshohet se kjo semundje mund te shkaktohet nga nje toksine e panjohur/paidentifikuar.
Rabdomioliza eshte nje proces i cili ndodh kur indet e demtuara te muskujve clirojne proteinat dhe elektrolitet e tyre ne gjak.
Rabdomioliza eshte nje gjendje e rende mjekesore qe mund te shkaktoje :
-demtim te veshkave
-ritme te rrezikshme te zemres
-konvulsione
-te përziera
-te vjella
-paaftesi te perhershme
-vdekje

CILAT NGA PRODUKTET E DETIT JANE TE LIDHURA ME SEMUNDJEN HAFF?

Ashtu sic e kemi permendur edhe me siper semundja Haff eshte nje semundje qe shkaktohet nga konsumimi i disa produkteve te detit.
Sipas nje studimi te bere ne Amerike, Semundja Haff ka shume gjasa te shkaktohet nga konsumi i:

  • Peshku Bufalo(lloj peshku shume i madhe dhe me goje te madhe)
    Ne Amerike aty edhe eshte bere studimi,saktesisht ne Illinois, ka tre lloje peshku Bufalo:
    1.Me goje te madhe
    2.Me goje te vogel
    3.Te zi(lloji i pshkut me luspa te zeza)
  • Salmoni
  • Karkalecat(Karavidhet)

Ende nuk eshte e sigurte nese jane vetem keto specie te cilat mund te rrezikojne kete semundje apo ka edhe te tjera,megjithate duhet te bejme kujdes per gjerat qe konsumojme dhe menyren se si keto gjallesa jane rritur.

CILAT JANE EFEKTET SHENDETESORE QE VIJNE NGA KJO SEMUNDJE?

Simptomat e zakonshme qe shkaktohen nga semundja Haff mund te jene :
-ngurtesim ekstrem te muskujve
-dhimbje muskulore
-dhimbje gjoksi
-veshtiresi ne frymemarrje
-mpirje te pjeseve te caktuara te trupit
-humbje te forces ne te gjithe trupin
-urine kafe te erret
Simptomat e renda zakonisht zgjidhen brenda dy deri ne tre ditesh, megjithate dobesia e zgjatur e muskujve mund te mbetet edhe pas kesaj kohe.
Komplikacionet e semundjes Haff perfshijne :
-deshtimin akut te funksionit te veshkave
-koagulimin jonormal te gjakut
Shkalla e vdekshmerise se semundjes Haff eshte rreth 1%.

Si mund ta ulim rrezikun e prekjes nga kjo semundje?

Sic kemi permendur edhe me siper,Semundja Haff eshte nje patologji qe shkaktohet nga konsumi i ushqimeve me prejardhje deti. Si rrjedhoje nje menyre per te parandaluar perhapjen e kesaj semundje eshte kufizimit i konsumit te ushqimeve te detit. Kjo eshte menyra me e sigurte per parandalimin e perhapjes se semundjes,rruge te tjera te sigurta per parandalimine perhapjes se semundjes nuk njihen.
Nuk mund te dallojme nese nje peshk permban toksina bazuar ne shijen, eren ose pamjen e tij. Po ashtu toksinat nuk mund te shkaterrohet duke gatuar.
Nuk dihet ende nese semundja shkaktohet nga paketimi ose ruajtja e gabuar e peshkut ose nese i atribuohet mjedisit ku peshku ka jetuar.
Meqenese shumica e incidenteve/rasteve ne Shtetet e Bashkuara kane perfshire peshk Bufalo, ata qe konsumojne shpesh nje peshk te tille duhet te monitorojne veten per simptomat e semundjes Haff.

SI DUHET TE VEPROJME NESE KEMI SHFAQJEN E SIMPTOMAVE TE SEMUNDJES?

Eshte shume e rendesishme te kerkoni menjehere kujdes mjekesor nese kohet e fundit keni konsumuar ushqim me prejardhje deti dhe po shfaqni simptoma te semundjes Haff.
Pasi te kemi bere te gjitha nderhyrjet e nevojshme eshte shume e rendesishme te njoftohen instuticionet vendore perkatese per parandalimin e perhapjes se metejshme te semundjes.
Nese ju ka mbetur pak peshk nga vakti i kaluar, mos e hidhni ate jashte.
Kjo sepse mund tju kerkohet nje moster nga ushqimi per tu analizuar.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/haff-disease.html

https://www.collinsdictionary.com/us/dictionary/english/haff

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC4031881/

https://www.cdc.gov/mmwr/preview/mmwrhtml/00056038.htm

https://www.thelancet.com/journals/lanam/article/PIIS2667-193X(21)00088-0/fulltext