Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA E TERBIMIT(RABIES)

CFARE ESHTE SEMUNDJA E TERBIMIT?

Terbimi eshte nje semundje virale fatale, por e parandalueshme.
Semundja mund te perhapet tek njerezit dhe kafshet shtepiake nese ato kafshohen ose gervishten nga nje kafshe e infektuar nga virusi i rabies. Ne bote me se shumti virusi i terbimi gjendet tek kafshet e egra si:

  • lakuriqet e nates
  • rakunet
  • qelbesat
  • dhelprat
    Megjithate, ne shume vende te botes qente ende bartin virusin e terbimit dhe shumica e vdekjeve nga terbimi tek njerezit ne keto vende shkaktohen nga kafshimet e qenve.

Virusi i terbimit infekton sistemin nervor qendror. Nese nje person nuk merr kujdesin e duhur mjekesor pas nje ekspozimi te mundshem ndaj terbimit, virusi mund te shkaktoje semundje ne tru, duke rezultuar ne vdekjeprures.
Terbimi mund te parandalohet duke vaksinuar kafshet shtepiake, duke qendruar larg jetes se eger dhe duke kerkuar kujdes mjekesor pas ekspozimeve te mundshme perpara se te fillojne simptomat.

SI TRANSMETOHET KJO SEMUNDJE TEK NJEREZIT?

Virusi i terbimit transmetohet permes kontaktit te drejtperdrejte me peshtymen ose materialeve te tjera potencialisht te rrezikshme nga nje kafshe e infektuar kur bie ne kontakt me nje person te shendetshem permes ketyre rrugeve :
-lekures se demtuar ose mukozes,
-nepermjet syve, hundes ose gojes.
Llojet e tjera te kontaktit, si perkedhelja e nje kafshe te terbuar ose kontakti me gjakun, urinen ose fecet e nje kafshe te terbuar, nuk konsiderohen te jene burim shqetesimi per perhapjen e semundjes.

Menyra te tjera te transmetimit – pervec kafshimeve dhe gervishtjeve – jane te rralla.
Transmetimi i terbimit permes transplanteve te kornese jane regjistruar si raste , por ato jane gjithashtu shume te rralla.

Ekspozimi ndaj kafshimit dhe jo-kafshimit nga nje person i infektuar teorikisht mund te transmetoje terbimin, por asnje rast i tille nuk eshte dokumentuar.

CILAT JANE SHENJAT E RABIESIT TEK NJE KAFSHE E INFEKTUAR?

Shenja e pare e terbimit eshte zakonisht nje ndryshim ne sjelljen e kafshes.
Nje kafshe nuk ka nevoje te nxjerre “shkume nga goja” qe te dyshojme per infektimin nga terbim.
Shenja te tjera perfshijne veshtiresi ne ecje edhe ndryshim ne sjelljen normale te kafshes.
Per shembull, nese nje kafshe qe normalisht eshte e eger dhe shmang kontaktin me njerezit qe i afrohen ne nje zone pikniku, kampingu ose shtepie, dhe papritur ajo duket e zbutur ose miqesuar, konsiderojeni te terbuar. Ne te kundert, nese nje kafshe normalisht e zbutur dhe miqesore behet armiqesore ose agresive pa provokim, edhe ajo duhet te konsiderohet e terbuar.
Nje kafshe e infektuar nga virusi i terbimit zakonisht vdes brenda nje jave pasi shfaq shenjat e semundjes.

CILAT JANE SIMPTOMAT E RABIESIT KUR INFEKTOJNE NJE PERSON NE DUKJE TE SHENDETSHEM?

Periudha e inkubacionit (koha ndermjet momentit te infektimit dhe shfaqjes se pare te shenjave te semundjes) eshte e ndryshme : kjo mund te zgjase nga disa jave deri ne disa muaj.
Kohezgjatja e periudhes se inkubacionit varet shume nga sasia e virusit qe hyne ne trup dhe nga distanca ndermjet vendit te kafshimit dhe sistemit nervor qendror

Tek njeriu, zhvillimi i semundjes se terbimit kalon ne tre stade:

  • Stadi I.
    Simptomat e hershme: depresion, ethe, crregullime te sistemit te tretjes, crregullime te ndjeshmerise, kruarje ne vendin e kafshimit.
    Keto simptoma mund edhe te kalojne pa u vene re.
  • Stadi II.
    Faza neurologjike akute: ankth, axhitim, ngurtesim te muskujve te gelltitjes e shoqeruar me ndjesine e frikes per te konsumuar lengje, si dhe shtim i sasise se peshtymes ne goje.
    Gjithashtë, te rendesishme jane crregullimet e humorit, qe reflektohen me alternime te gjendjeve agresive me ato depresive. Frika nga uji: vetem perceptimi i ujit nepermjet shikimit ose degjimit mund te provokoje axhitimin e personit te infektuar, me tkurrje te te gjithe muskulatures se trupit.
  • Stadi III.
    Faza perfundimtare: Ne kete faze personi i infektuar ndodhet ne gjendjen e komes, gjate se ciles ai mund te vdese, prej paralizes se muskujve te frymemarrjes.

Intervali maksimal nga momenti i shfaqjes se shenjave te para deri ne momentin e vdekjes eshte 7 dite.

SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA E SHKAKTUAR NGA RABIESI?

Diagnoza e semundjes se terbimit nuk mund te konfirmohet gjate periudhes se inkubacionit. Fillimisht ajo eshte vetem nje diagnoze e supozuar.
Per te bere te mundur percaktimin e agjentit patogjen mundesohet marrja e monstrave nga lengjet trupore (gjaku,lengu cerebrospinal dhe peshtyma) dhe lekura e personit te infektuar.

Nje menyre tjeter eshte marrja e mostrave te indeve te trurit tek kafsha per te pare nese ajo eshte apo jo e prekur nga virusi i terbimit.

SI TRAJTOHET SEMUNDJA E RABIESIT?

  1. Pas kafshimit nga nje kafshe e terbuar, vendi i kafshimit duhet te lahet dhe te shpelahet me uje te bollshem dhe me sapun , si dhe te dezinfektohet menjehere .
    Menjehere pas kesaj, duhet konsultuar me mjekun.
  2. Edhe ne rast se dyshohet per kontakt me nje kafshe te infektuar, duhet detyrimisht te fillohet trajtimi parandalues perkundrejt terbimit.
  3. Ne rast se kane filluar te shfaqen simptomat e para te semundjes, vaksinimi ose perdorimi i imunoglobulinave nuk jane me te efektshme.
  4. Te gjitha kafshet e infektuara dhe te gjitha kafshet e ngordhura te dyshimta per mbartien e virusit te terbimit, duhet te raportohen prane qendrave te inspektimit veterinar te zones perkatese.
  5. Menyra me e mire mbrojtese per udhetaret konsiston ne evitimin e kafshimit nga kafshet. Kafshet endacake edhe nese duken te parrezikshme, nuk duhet as te ledhatohen dhe as te merren ne shtepi.
  6. Vaksinimi kunder terbimit rekomandohet per personat qe qendrojne per nje periudhe te gjate kohore ne nje zone endemike (te infektuar).

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/rabies.html

https://www.cdc.gov/rabies/index.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/rabies/symptoms-causes/syc-20351821

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/rabies

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/13848-rabies