Semundja e sheqerit – Diabetes Mellitus
Diabeti eshte nje crregullim i metabolizmit te karbohidrateve ne organizmin e njeriut, qe con ne rritje mbi normen e lejuar te glukozes ne gjak dhe ne urine. Shkaku per kete eshte insulina.
Vlerat normale te sheqerit ne gjak jane 70 – 100 mg/dL (3.9 – 5.5 mmol/L). Megjithate kjo varet edhe nga referencat e perdorura nga laboratori lokal ku keni kryer ekzaminimin. Mund te hasni vlera me te medha te pranueshme deri 110 mg/dL.
Insulina eshte nje hormon shume i rendesishem qe prodhohet ne pankreas dhe eshte rregullatori qe mundeson qelizat te kthejne glukozen e marre nepermjet ushqimeve ne energji per tupin e njeriut vecanerisht per trurin.
Ne rastin kur pankreasi nuk prodhon insulin sa i duhet organizmit ose prodhon ne sasi me te ulet sesa nevojat e tij shfaqet nje forme e diabetit qe quhet Diabet Tip 1.
Ne rast se pankreasi prodhon insuline por qelizat nuk arrijne qe kete te asimilojne dhe ta perdorin sic duhet atehere kemi shfaqjen e Diabetit Tip 2. Keto jane tipet me te shpeshte te tij. Ka edhe tipe te tjera diabeti ku me e rendesishme eshte ajo qe prek grate shtatzane.
Pak statistike:
Ne vitin 2014 jane regjistruar rreth 422 milione paciente te rinj te prekur nga diabeti nderkohe qe prevalenca e semundjes ne adulte arriti ne 8.5%.
Ne vitin 2016, vdekjet e shkaktuara drejtperdrejte nga semundja e sheqerit arriti ne shifren e 1.6 milione, duke u listuar si shkaku I shtate kryesor I vdekjeve ne popullsi. Gjysma e te vdekurve ishin te moshes nen 70 vjec.
Vlen te theksohet fakti qe semundja e sheqerit po merr perhapje me te madhe ne vendet me te ardhura te ulta ne mesatare. Studimet kane treguar mungesen e aksesit per tu axhornuar me te rejat e fundit te teknologjise qe mjeket e ketyre vendeve e kane te theksuar.
Keto fakte sduhet te jene shokuese pasi diabetiken mund te kene nje jete te mire nese arrijne te menaxhojne mire diabetin e ndjekin keshillat e duhura per ndryshimet e dietes dhe regjimit
Diagnoza e hershme dhe marrja e masave te duhura qe ne fillim do te lehtesoje menaxhimin dhe prevenimin e pasojave me te renda.
Dr.Brunilda Vullnetari
MBBS