Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SARS

CFARE ESHTE SARS?

Sindromi i rende akute i frymemarrjes (SARS) eshte nje semundje respiratore e shkaktuar nga nje virus.
Semundja zakonisht fillon me temperature te larte. Pacientet gjithashtu mund te kene ethe dhe te dridhura ose simptoma te tjera duke permendur dhimbjen e kokes, nje ndjesi shqetesimi te pergjithshme, dhimbje trupi dhe diarre.
Semundja ne disa individe po ashtu mund te filloje me simptoma te lehta te frymemarrjes.
Pas 2-7 dite, pacientet me SARS mund te zhvillojne nje kolle te thate qe mund te shoqerohet ose te perparoje ne nje gjendje ne te cilen personi nuk ka oksigjen te mjaftueshem. Shumica e pacienteve me SARS zhvillojne pneumoni.

CILET JANE SHKAKTARET E SARS?

SARS shkaktohet nga nje prej viruseve anetare te grupit te koronaviruseve.
Koronaviruset jane nje grup virusesh qe kane nje pamje sferike ose ne forme kurore (korona) kur shikohen nen nje mikroskop elektronik. Disa prej ketyre viruseve jane shkaktar te zakonshem te semundjeve te lehta deri ne mesatare te rrugeve te siperme te frymemarrjes tek njerezit. Ata gjithashtu dihet se shkaktojne semundje te kafshet.
Koronavirusi qe shkakton SARS nuk dihej se mund te shkaktonte semundje tek njerezit.

Koha ndermjet ekspozimit ndaj virusit SARS dhe fillimit te simptomave quhet “periudha e inkubacionit”.
Periudha e inkubacionit per SARS eshte zakonisht 2-7 dite, megjithese ne disa raste mund te jete deri ne 10 dite.

SI MUND TE MERRET/INFEKTOHESH NGA SARS?

Virusi SARS perhapet kur nje person i infektuar kollitet ose teshtin dhe sekrecionet e frymemarrjes perhapen ne ajer dhe depozitohen ne persona ose siperfaqe te aferta.
Personat qe kane kontakt te ngushte me pacientet SARS kane me shume gjasa te infektohen sesa personat qe bien ne kontakt te rastesishem.
Kontakti i ngushte perkufizohet si te kujdesit ose te jetuarit me nje person qe dihet se ka SARS ose ka nje rrisk shume te madh per te rene ne kontakt te drejtperdrejte me sekrecionet respiratore dhe/ose lengjet trupore te nje personi te njohur me SARS.
Shembuj te tille perfshijne puthjet ose perqafimet, bisedat e ngushta(te aferta),etj. Kontakti i ngushte nuk perfshin aktivitete te tilla si ecja me nje person ose qendrimi ne dhomen e pritjes ose zyres per nje kohe te shkurter.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SARS?

SARS ka simptoma te ngjashme me gripin qe zakonisht fillojne 2 -7 dite pas infektimit.
Ndonjehere, koha ndermjet kontaktit me virusin dhe fillimit te simptomave (periudha e inkubacionit) mund te jete deri ne 10 dite.

Simptomat e SARS perfshijne:

  • temperature e larte ose ethe
  • lodhje ekstreme
  • dhimbje koke
  • te dridhura
  • dhimbje muskulore
  • humbje e oreksit
  • diarre

Pas ketyre simptomave, infeksioni do te filloje te preki mushkerite dhe rruget e frymemarrjes (sistemi i frymemarrjes), duke cuar ne simptoma shtese, te tilla si:

  • nje kolle e thate.
  • veshtiresi ne frymemarrje.
  • nje renie te oksigjenit ne gjak, e cila mund te jete fatale ne rastet me te renda.

CILA ESHTE METODA E DIAGNOSTIKIMIT TE SARS?

Mjeku juaj mund te dyshoje per semundjen e SARS ne momentin qe ju shfaqni simptoma te semundjes. Po ashtu mjeku merr nje histori te plote mjeksore te semundjes dhe personave qe pacienti mund te kete takuar se fundmi.

Nese mjeku juaj dyshon se mund te jeni infektuar me SARS, ai/ajo mund te rekomandoje qe ju te drejtoheni per ne spital per trajtim te metejshem.Spitali po ashtu do te marre masat e duhura per te parandaluar perhapjen e infeksionit te te tjeret.
Gjate nje shperthimi, disa spitale ngriten klinika per te trajtuar posacerisht semundjen e SARS.

Per te diagnostikuar SARS-in, nje mjek do te kryej:

  • nje ekzaminim fizik dhe do te kontrolloje per temperature dhe gjendra te fryra
  • do te degjoje gjithashtu mushkerite tuaja me ane te nje stetoskopi
  • do te kerkohet nevoja per egzaminime imazherike si Radiografi,CT apo MRI
  • mund te kerkohet testimi i nje mostere te peshtymes (gelbazes) se nje pacienti te infektuar per te konfirmuar diagnozen.

SI TRAJTOHET SARS?

Nje person i dyshuar nga infektimi me viruset qe shkaktojne SARS duhet te shtrohet menjehere ne spital dhe te mbahet i izoluar nen vezhgim te rrepte.

Trajtimi per semundjen eshte kryesisht mbeshtetes dhe mund te perfshije:

  • duke mbeshtetur procesin e frymemarrjes duke perdorur nje ventilator per te dhene oksigjen
  • antibiotiket mund te jepen gjithashtu per te trajtuar bakteret qe shkaktojne pneumoni
  • mund te jepen edhe ilace antivirale sipas rastit
  • jepen gjithashtu doza te larta te steroideve per te reduktuar enjtjen/edemen ne mushkeri

Nuk ka shume prova shkencore per te treguar se keto trajtime jane efektive. Ilaci antiviral ribavirin dihet se eshte i paefektshem ne trajtimin e SARS-it. Aktualisht nuk ka nje kure per trajtimin e SARS edhe vaksinat qe kane dale per kete semundje kerkojne kerkime te metejshme shkencore.

REFERENCAT

https://medbroadcast.com/condition/getcondition/sars

https://www.nhs.uk/conditions/sars/

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/sars.html

https://www.cdc.gov/sars/index.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?