Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ROTAVIRUSET

CFARE JANE ROTAVIRUSET?

Rotavirusi eshte nje mikrob,saktesisht nje virus, qe shkakton diarre dhe te vjella te renda.
Prek kryesisht foshnjat dhe femijet e vegjel,nen 5 vjec. Semundja eshte shume ngjitese dhe fare lehte mund te transmetohet/infektoje femijet dhe persona te tjere, zakonisht infektimi i adulteve/femijeve me te rritur eshte i rralle.
Diarreja dhe te vjellat mund te cojne ne dehidrim serioz (humbje te lengjeve nga trupit).
Nese dehidrimi nuk trajtohet, mund te jete vdekjeprures per shkak te prishjes se balancave te elektroliteve ne trup.
Vaksina e rotavirusit mbron nga kjo semundje. Vaksina eshte me shume se 90% efektive ne trajtimin e rasteve te semundjes se shkaktuara nga rotaviruset. Vaksina jepet tek femijet 2 ,4 ose 6 muajsh dhe administrohet me pika ne goje.

CILET JANE SHKAKTARET QE MUND TE COJNE NE INFEKTIMIN NGA ROTAVIRUSEVE?

Rruga kryesore e perhapjes se semundjes se shkaktuar nga rotaviruset eshte rruga oro-fekale.
Mikrobet e rotavirusit gjenden ne jashteqitjen e nje personi dhe mund te perhapen ne siperfaqe te tjera me ane te duarve te palara pas daljes nga tualeti/banja ose nderrimit te pelenave.
Nese keto mikrobe prekin/infektojne porten hyrese ne organizem qe eshte goja ne kete rast, kjo njihet si perhapja fekalo-orale,mund te kemi shfaqjen e simptomave te semundjes.

Njerezit mund te kalojne rotavirusin edhe pa pasur simptoma.

Ndersa perhapja fekalo-orale eshte me e zakonshme, eshte e mundur qe te infektoheni edhe nga rotavirusi duke rene ne kontakti me lengjet trupore te dikujt qe eshte i infektuar. Keshtu permendim psh teshtitjen ose prekjen e dorezave te dyerve ose lodrave qe jane prekur nga nje femije i semure.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES SE SHKAKTUAR NGA ROTAVIRUSI?

Simptomat e semundjes se shkaktuar nga rotaviruset priren te jene me te theksuara tek femijet.
Simptomat mund te fillojne brenda 2 diteve pas ekspozimit ndaj rotavirusit.

Rotavirus tek femijet,me te vegjel se 5 vjec.
Simptoma me e zakonshme e rotavirusit eshte diarreja e rende. Femijet gjithashtu mund te perjetojne:

  • te vjella
  • lodhje e rende
  • nje temperature te larte
  • nervozizem
  • dehidratim
  • dhimbje barku,etj.

Dehidrimi eshte shqetesimi me i madh tek femijet . Kjo grupmoshe eshte me e ndjeshme ndaj humbjes se lengjeve dhe elektroliteve, nepermjet te vjellave dhe diarrese, sepse ato kane peshe me te vogel trupore.

Ju do te duhet te monitoroni me kujdes femijen tuaj per simptoma te dehidrimit, te tilla si:

  • goje e thate
  • lekure te ftohte
  • munges te loteve kur qan
  • frekuence e reduktuar e urinimit (tek foshnjat kjo vleresohet duke peshuar pelenen,pas cdo nderrimi te saj)
  • sy te futur thelle ne zgavren e syve

Rotavirus tek te rriturit/adultet.
Te rriturit gjithashtu mund te perjetojne disa nga simptomat e rotavirusit, te tilla si:

  • te vjella
  • lodhje te madhe
  • nje temperature te larte
  • nervozizem
  • dehidrim
  • dhimbje barku,etj.

Megjithate, shume te rritur te shendetshem i perjetojne keto simptoma ne nje shkalle me te vogel. Disa te rritur me rotavirus mund te mos përjetojne fare simptoma.

SI DIAGNOSTIKOHET ROTAVIRUSI?

Rotavirusi mund te zbulohet ne mostrat e jashteqitjes nga femijet me gastroenterit me ane te disa teknikave, duke perfshire

  • mikroskopine elektronike,
  • elektroforezen e xhelit poliakrilamid,quhet ndryshe testi PAGE dhe eshte shume i rendesishem per te identifikuar llojine ARN tek viruset
  • analiza per identifikimin e antigeneve ne trup
  • reaksionin zinxhir i transkriptimit të kundërt te polimerazes ( testi RT-PCR)
  • izolimin e virusit,nga mostrat e marra ne trup.

SI REALIZOHET TRAJTIMI I SEMUNDJES SE SHKAKTUAR NGA ROTAVIRUSI NE TRUP?

Nuk ka asnje ilac apo trajtim qe do te mundesoje largimin e rotaviruseve nga organizmi.
Ketu perfshihen medikamentet antivirale, ilacet kunder diarrese pa recete dhe antibiotiket,te cilet absolutisht nuk duhet te merre pa recete nga mjeku.

Per sa i perket trajtimit, qellimi eshte te qendroni te hidratuar dhe me regjim shtrati ndersa rotavirusi del nga sistemi juaj.
Ketu jane disa keshilla se cfare duhet te beni nderkohe:

  • Pini shume lengje.
  • Hani supa te lengshme dhe me shume perime.
  • Merrni Pedialyte ose pluhura/shishe me elektrolite (solucionet elektrolite shtepiake NUK rekomandohen sepse kombinimi i perberesve mund te mos jete i pershtatshem).
  • Shmangni ushqimet me sheqer ose yndyre, ose lengjet me sheqer, pasi keto mund ta perkeqesojne diarrene.
  • Dieta BRAT (banane, oriz, pelte molle, buke e thekur) nuk rekomandohet me,megjithese mund te kene gjene efektive ne disa raste.

Rekomandohet mbajtja e nje diete te ekuilibruar nese eshte e mundur per te siguruar ushqim adekuat gjate gjithe semundjes.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/rotavirus.html

https://www.healthline.com/health/rotavirus#treatment

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5776699/#:~:text=How%20is%20rotavirus%20diagnosed%3F,PCR)%2C%20and%20virus%20isolation.

https://www.cdc.gov/rotavirus/index.html

https://www.webmd.com/children/guide/what-is-rotavirus

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?