Zhurma ne vesh

Question

Pershendetje zonja/zoti ..

Mamaja ime ka zhurma ne vesh, qeprej nje viti pas nje operacioni ne kemb,

Dhe njeher tani i doli gjak nga veshi dhe i vinte er e keqe. Me perpara ka marr dhe medikamente per veshin.

mundemi te sugjeroni dicka ju lutem?

Answer ( 1 )

    0
    2020-04-04T07:54:24+00:00

    Pershendetje,

    Eshte nje situate e veshtire per ta vleresuar nga larg pasi duhet te kontrollojme veshin lokalisht per ndonje infeksion, apo plage te brendshme, apo per te vleresuar nese daullja ka pesuar carje apo demtime te tjera.

    Te gjitha keto japin shqetesimin e zhurmes ne vesh. Prandaj nese i ka dale gjak nga veshi, cojeni menjehere ne urgjence edhe pse jemi ne situate emergjence.

    Mund tju keshilloj vetem ti matni tensionin e gjakut, dhe ta shenoni diku per reference. Plus nuk duhet absolutisht te pastroje veshet me kunjat e vesheve apo te fuse gjera te tjera ne vesh edhe pse mund ti kruhet apo te kete probleme derisa te kontrolloni veshin te doktori juaj i familjes ose ORL.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
    Dr.Albana

Leave an answer