Vitamina d
Pershendetje,
para 1-2 muajsh bera analizat dhe me doli mungese vitamine d, me vlere 9,8.
mjekja me tha tableta per tre muaj me vitamine d 4000 IU nje ne dite.
para 10 ditesh e bera analizen per te pare vleren dhe doli 32,3.
duhet te vazhdoj ta marr vitaminen deri ne fund (dmth dhe nje muaj e gjysem) apo ta nderpes.
faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Do te ishte mire qe te kishit marre nje pergjigje nga mjekja juaj pasi ajo e ka vleresuar gjendjen tuaj shendetsore me nga afer.
Gjithesesi, me te dhenat qe me jepni ju mua, ne rast se mjekja ju ka keshilluar vitamin D per 3 muaj qe ne krye te heres, per mua duhet ta vazhdoni per 3 muaj, ta mbyllni te plote ciklin.
Nese rezultatet ju kane dale shume mire tani, kjo do te thote qe mjekimi ka filluar te jape efektin e tij dhe eshte ai i duhuri. Ama duhet te plotesoni ciklin e rregullt te trajtimit fillestar prej 3 muaj.
Gjithe te mirat.
Dr.Albana