Veshtiresi ne te folur

Question

Pershendetje,

Jam 19 vjece, kam filluar ca kohe nga stresi  me mbahet goja kur flas ose kur kam dike afer me zor kthej pergjigje bllokohem tek fyti.

Si mund te me ndihmoni?

Answer ( 1 )

    0
    2024-10-19T07:23:22+00:00

    Pershendetje,

    Eshte normale te emocionohesh dhe te jesh i ndrojtur perpara njerezve te huaj, sidomos ne moshen tende (19 vjec). Kjo ndodh nga tipi i vecante qe je ti dhe nga mungesa e eksperiences.

    Me kalimin e kohes, do ta kalosh kete veshtiresi dhe do fitosh besim ne vete e do e shikosh qe do ndjehesh me mire. Dhe nuk do kesh me te tilla probleme.

    Gjithesesi, nese e sheh qe te tilla probleme behen shqetesuese sa ti nuk arrin dot te komunikosh me njerezit, atehere te duhet ndihme nga psikologu. Disa seanca me psikologun do te ndihmojne te nxjerresh te gjithe emocionet e mendimet e ndrydhura ne brendesi, dhe te sqarosh idete e mendjen tende.

    Duke te uruar gjithe te mirat. Me shkruaj nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer