Veshtiresi ne frymemarje
- Pershendetje
Kam patur veshtiresi ne frymemarje por keto 3 vite me eshte veshtiresuar me shume. Jam operuar nga konkat nazale por nuk pata rezultat gjendja vazhdon e njejte. Bllokimin e frymemarjes e kam jo te regullt nje moment mar fryme lirshem ne nje moment tjeter veshtiresohet dhe kam ndjesine ne kete moment sikur kam diçka brenda ne hunde dhe i shfryj vazhdimisht hundet por pa nxjere asgje. Ne keto momente thith ajer me force sepse ndiej bllokim pothuajse total te frymemarjes. Ju lutem me jepni nje keshille cfare problemi kam dhe cfare duhet te bej.
- Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Per mua, perseri mund te keni probleme me hapesirat e hundes qe mund te bllokohen here pas here. Duhet te beni serish rikontrolle me mjekun otorinolaringolog. Ne pergjithsi, ne i keshillojme pacientet te mbajne higjenen e hundes plus perdorimin e rregullt te solucioneve fiziologjike per hunden. Here pas here mund te indikohen dhe preparate te tjera kunder bllokimit te hundeve (konxhestionit nazal), por qe jane ne varesi te situates e duhet konsulte nga afer.
Prandaj me mire beni nje rikontroll te rivleresoni hapesirat e hundes. Pastaj te vendoset cila do jete menyra me e mire per ndjekje.
Gjithe te mirat.