Vaksina e hepatit B

Question

Pershendetje !
Doja te pyesja ne lidhje me valsinen e hepatit B.Bashkeshorti im ka perfunduar te gjitha analizat dhe k  dale me hepatit B , kurse une nuk e kam por nuk kam mbrojtje dhe doktori me ka thene te vaksinohem.

pergjigjet time te analizave ishin HbsAg negativ dhe AntiHbs  negativ <2.00 mIU/ml.

 

Ne nuk kemi kryer ende seks vaginal pasi un kam pasur frike nga humbja e virgjerise, dhe kemi 5 vjet qe kryejme seksin anal pa mbrojtje.

Tim shoqi i filloi ky problem para 3 vitesh kur alt e kishte 70 ndersa sot e ka ne vlerat 140 , pra me te larte.

tani qe une sikur po kaloja friken dhe do ktyeja seksin vaginal per te tentuar edhe shtatzanine, pasi jam 34 vjec, na del ky problemi.
cfar duhet te bej pasi jane 3 doza vaksinimi.

1.A duhet te kryej seks te pambrojtur vaginal , pasi kam frike nga ndonje gjakderdhje qe mund te kem dhe mos infektohem, dhe nese 2.pas seksit te pare edhe heret e tjera duhet te jet i mbrojtur?

3. Nese filloj vaksinimin tani, bej 2 doza dhe jese ngelem shtatzane, a duhet ta bej dozen e trete gjate shtatzanise?

4. nese ju me thoni qe te tentoj me vone per shtatzani, sa muaj pas vaksines duhet te tentoj.

dhe pyetja tjeter, sa kohe me mbron vaksina?
a duhet ta perseris pas disa kohesh?

faleminderit qe jeni gjithmone te gatshem per pergjigje ne kete faqe

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-11-03T21:19:06+00:00

    Pershendetje,

    Nese nuk jeni vaksinuar, atehere ju duhet te merrni dozat e vaksinimit. Nderkohe dhe bashkeshorti juaj perfundon mjekimin deri ne stabilizimin e transaminazave dhe gjendjes se pergjithshme.

    1. Per momentin, per sa kohe bashkeshorti eshte nen mjekim dhe jo i stabilizuar duhet te evitoni cfaredo lloj aktiviteti seksual.
    2. Ne momentin qe parametra stabilizohen ashtu dhe gjendja e pergjithshme, mund te mendoni per femije dhe te kryeni seks te pambrojtur. Per momentin duhet ta evitoni qofte edhe me mbrojtje.
    3. Po, nese 2 dozat e para i beni para se te ngelni shtatzane, dhe nese e treta ju gjen shtatzane, atehere duhet ta kryeni edhe pse shtatzane. Megjithate duhet te jeni gjithmone duke u konsultuar si me mjekun gastrohepatolog dhe ate gjinekolog per cdo gje nga afer.
    4.  Mund te tentoni per shtatzani direkt pas dozes se trete ose te prisni derisa te beni titrin e antitrupave 8 jave pas vaksinimit per te qene me te sigurt.
    5. Mbrojtja sigurohet per 5-10 vite. Pastaj behet titri i antitrupave. Nese keni mbrojtje, nuk keni nevoje te perseritni vaksinimin. Nese titri i ulet qe tregon qe s’keni mbrojtje, atehere mund te beni rivaksinim.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer