Urinoj shpesh cdo 1 ore e pi 7 litra uje ne dite

Question

Pershendetje,

Jam 22 vjec. Kam nje problem urinoj shume shpesh gati cdo 1 ore edhe pi gati 7 litra uje ne dite.

A mund ta di cfare te bej per ta zgjidhur kete gje edhe nga se shkaktohet kaq shume etje?

Answer ( 1 )

    0
    2023-11-01T20:58:15+00:00

    Pershendetje,

    Urinimi i shpeshte vjen pasi konsumoni shume uje gjate dites. Eshte normale qe veshkes do i duhet te largoje sasi te madhe uji kur ju pini shume.

    Tani, per te percaktuar pse keni kaq shume etje per moshen tuaj te re (22 vjec), do ju duhet te beni disa analiza:

    • gjak komplet e formule
    • glicemia esell, 2 ore pas buke e HbA1C per te perjashtuar diabetin mellit juvenil
    • TSH/T3/T4 per te perjashtuar problemet e tiroides
    • elektrolitet ne gjak
    • urine komplet (jo vetem elementet e urines, por edhe sasine e ujit ne urine per te perjashtuar diabetin insipid)
    • funksioni i heparit/veshkave (ALT/AST, bilirubinemia – totale, direkte, indirekte; kreatinemi, azotemi)
    • uricemia

    I beni njehere keto analiza e pastaj do vleresojme si do vazhdohet me tej.

    Ne pritje te pergjigjeve.

Leave an answer