Turbullim i shikimit

Question

Pershëndetje dr!

Para tre ditësh pata një turbullim shikimi,e cila zgjati për 4-5 min.

Nuk pata asnjë shenjë tjetër. Më pas kjo situatë kaloi dhe çdo gjë ishte si më parë.

A mund te me tregoni se si dhe ose ndodh kjo, A duhet te shqetësohem??

Answers ( 3 )

    0
    2023-12-19T19:34:08+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    Turbullimi i shikimit mund te kete disa arsye:

    1. Qendrimi me koken ulur poshte dhe levizja menjehere  e kokes lart
    2. luhatje te tensionit te gjakut
    3. qendrimi para telefonit apo kompjuterit apo televizorit per nje kohe te gjate
    4. anemia  dhe mungesa te elementeve te tjere
    5. dehidrim

    Ka dhe disa arsye te tjera, por me pare me duhet te di moshen tuaj, gjinine, nese vuani nga ndonje semundje kronike, nese merrni ndonje medikament rregullisht, etj.

    Dua te di nese e keni matur tensionin e gjakut dhe glicemine (nivelin e sheqerit ne gjak) dhe sa ju kane dale rezultatet.

    Nese nuk keni semundje kronike, turbullimi i shikimit mund te jete kalimtar ne nje episod te vetem. Ama per mua, duhet te vezhgoni nese ju ndodh perseri, apo nese do te vereni ndonje shenje tjeter.

    Ne rast se po, atehere do ju duhet te kontrolloni syte te mjeku okulist apo ne varesi te problemeve te tjera shendetsore qe mund te keni, mund te keni nevoje te keshilloheni me specialiste te tjere.

    Ne pritje te informacioneve te siperkerkuara per t’ju dhene nje mendim me te plotesuar.

     

    0
    2023-12-23T18:13:38+00:00

    Përshendetje!

    Faleminderit për përgjigjen tuaj.
    Unë jam 62 vjeç,dhe nuk kam semundje kronike. Vlerat e tensionit dhe glicemisë i kam normale. Nuk marr medikamente.
    Faleminderit juve !
    Punë te mbarë!
    0
    2023-12-23T18:16:49+00:00

    Pershendetje,

    Atehere, duhet te kontrolloni syte te mjeku okulist se mos ndoshta keni tension te syve e cila per moshen tuaj mund te jete shfaqje normale.

    Nese ne analizat tuaja te kontrollit baze nuk keni problem me gjakun, zemren, yndyrnat e as diabetit, atehere mbetet te kontrolloni syte te mjeku okulist.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

    Best answer

Leave an answer