Testikujt te pazbritur te femije 4 vjec

Question

Përshëndetje.

Kam nipin qe ka vetem 4 vjec mirpo vetem nje testikul i ka dal nderkoh tjetrin e ka brenda dhe duhet operim per ta nxjerr..

Cfare rreziqesh ka operimi, nese e lem me 1 testikul cfar ndodh me moshën kur rritet ?! Flm

Answer ( 1 )

    0
    2024-03-16T20:23:14+00:00

    Pershendetje,

    E kuptoj per problemin shendetsor te nipit tuaj.

    Gjendja shendetsore kur njeri prej testikujve ka zbritur dhe tjetri akoma jo quhet kriptorkizem. Trajtimi i vetem eshte nderhyrja me operim per te zbritur testikulin ne vendin e duhur. Dhe kjo duhet te behet sa me pare per sa kohe qe femija eshte i vogel.

    Kjo sepse testikujt duhet te jene ne skrotum dhe kjo siguron nje zhvillim te mire te organeve seksuale, dhe prodhimin e hormoneve te nevojshem per zhvillimin normal te femijes.

    Nese testikujt nuk jane ne pozicionin normal, me kalimin e kohes ky testikul ka shanse per te zhvilluar kancer te testikujve.

    Nese testikujt nuk jane ne pozicionin normal, sperma dhe spermatozoidet nuk do prodhohen si normalisht. Kjo le shkak per zhvillimin e infertilitetit te femijes ne moshen e rritur.

    Pra, do ju rekomandoja te benit operim djalin sa me pare, ndersa eshte ende i vogel qe te parandalohen problemet e siperpermendura.

    Duke ju uruar qe operimi te shkoje mbare.

Leave an answer