Test shtatzanie i gabuar?

Question

Pershendetje! Jam ne prove per nje femije,dhe duhet te shpjegoj qe muajin qe shkoj kisha nje crregullim. Ciklin e kam 30 ditesh ndersa ne janar me erdhi nje jave para dhe shume i rende dmth 25 ditesh. Bera eko dhe mitra vezoret me tha mjeku jan ok por do kesh crregullim hormonal sepse kisha dhe virozat dhe me temp 40. Kete muaj kam tentuar serish per femije dhe sipas kalandarit te crregullimit duhet te me vinin me dt 6 por jo dmth crregullim nuk kam me ndersa si gjithmone 30 dite e kam daten 12. Bera nje test mbreme dhe me doli nje vije e plote dhe nje tjeter roze e lehte. Bera dhe nje tjeter sot dhe me rezultoj negativ. Kam 2 jave qe kam dhimbje gjoksi dhe fryerje si dhe dhimbje te bezdisshme ne fund te barkut por sot mbasdite dhimbje pak me te forta ne bark. Doja te dija si te gjithe qe mezi presin tkene nje bebe me keto testet e mia cfare mund te jete

Answer ( 1 )

    0
    2024-02-23T13:45:34+00:00

    Pershendetje,

    Sapo e mora postimin tuaj.

    Shpresoj qe tani t’ju kene marre drejtimin e duhur gjerat.

    Me keto qe me tregoni, dhimbjet e forta ne fund te barkut mund te jene shenje e kontraksioneve te forta uterine (te mitres). Ka shume arsye. Meqenese ju ka dale vize e dyte e holle roze, dhe testi i fundit vetem nje vije, mund te jete shenje e nje aborti spontan.

    E kuptoj qe e deshironi kete femije, dhe kjo ju ka bere pak me stres. Por vete stresi sjell probleme madje behet shkak te mos ngelurit shtatzane.

    Per mua, beni durim. Vazhdoni te ndiqni nje jete te qete, te shendetshme e ne harmoni me bashkeshortin tuaj. E sigurt qe bebja do vije, duke shpresuar e lutur qe te jeni te dy shume mire.

    Ju uroj gjithe te mirat.

Leave an answer