Terapia me fluoxetin e suplemente se bashku?
Question
Prsh,
Jam 1 djale 30 vjec perdori fluoxetin 20 mg dhe deshta me pyet mjekun a mundem me i perdor edhe suplemente. Si psh L carnitin a ka efekte anesore nese perdoren te dyja?
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Përshëndetje
Në përgjithësi mund të përdoren preparatet të tilla si L-carnitine për të ndihmuar në lehtësimin e shenjave klinike ndërkohë që merrni fluoxetine.
Kjo sepse disa studime kanë treguar që niveli i carnitines është më i ulur në pacientet me shenja depresioni. Prandaj mund të gjendet një përfitim nga përdorimi i suplementeve me bazë L-carnitine të këta pacientë.
Megjithatë duhet një konsultë e vazhdueshme me mjekun tuaj kurues për të përcaktuar për sa kohë duhet t’a merrni, bëni ca kohë pushim pastaj riperdoreni sërish.
Gjithë të mirat.