Temperatura e larte
Pershendetje,me nevojitet urgjentisht nje pergjigjje mbesa ime ka temperature shume te larte qe 3 dite ka perdorur injeksione,infuzione,ilaqe te shumta por ato vete e kan efektin per pak pastaj i kthehet edhe me lart deri ne 40C,ajo qan gjate gjithe kohes madje edhe te qaren e ka me ndryshe sesa zakonisht,nuk kemi ide se qfare te bejme,ju lutem per ndonje pergjigje ju lutem,faleminderit paraprakisht
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Me vjen keq per mbesen tuaj. Shpresoj qe ajo te jete bere me mire.
Nese temperatura nuk i ulet dhe ajo nuk mjekohet rregullisht, duhet ta dergoni ne urgjence qe te marre mjekim me te specializuar nga mjeket pediater.
Kini parasysh se temperatura mund te jete e veshtire per t’u ulur. Ama duhet te kini kujdes per dozen e ilaceve antipiretike qe i jepni (duhet te jete e duhura, po qe se e vjell apo merr doze te ulur, edhe temperatura nuk do i ulet per gjate).
Gjithe te mirat. Uroj qe mbesa te jete bere me mire.