Strisho Vaginale me thatesi e skuqje ne pjesen vaginale

Question

Pershendetje Doktoresha kam ber nje analiz Strisho Vaginale

mund te me jepni nje koment per rezultatin ju lutem kam pasur thatesi ne pjesen vaginale dhe skuqje

Qeliza Epiteliale squamous Normale 10-15 hpf
Leukocite (polymorphonuclear PMN) PMN 0-1 hpf
Trichomonas vaginal Negative
Gardnerela Negative
Candida Spp Negative
Lactobacillus Spp (Doderlein) Te reduktuara
TESTI WHIFF (KOH) Negative

Answers ( 2 )

    0
    2024-02-23T13:04:32+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    E pashe pergjigjen tuaj te strishos vaginale, dhe mund te konfirmoj qe nuk ka ndonje infeksion si bakterial apo myk.

    Ajo c’ka vihet re eshte nje pakesim i lactobacileve qe jane flora normale vaginale. Kjo behet shkak per ate thatesine e djegien qe ndjeni ju.

    Do doja te dija moshen tuaj, sepse ky kuader strisho flet per nje grua ne menopauze. Megjithate, nuk dua te nxitohemi ne perfundime te parakohshme.

    Me keto rezultate, une do sugjeroja vetem nje lares intime Gynestil dhe ovula Gynestil qe permbajne lactobacilet normale te flores vaginale dhe do ju lejojne te largojne thatesine dhe djegien qe ndjeni.

    Ne pritje te informacioneve ne lidhje me moshen dhe shqetesimeve te tjera plus mjekimeve qe keni bere deri tani apo ndonje nderhyrje qe mund te keni bere deri tani.

    Gjithe te mirat.

     

      0
      2024-02-23T16:59:29+00:00
      This answer was edited.

      Une jam 24 vjece kam 21 muaj qe kam lindur djalin.. ka te beje me lindjen kjo gje?
      Nuk kam as djegie asnje lloj shqetsimi vec thatesi ne vagine
      Kam perdorur vetem 5 dite 10 pustina CALCO CYST nuk kam perdorur asgje tjeter

    0
    2024-02-26T12:44:14+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    Per mua, duket si ndryshime hormonale. Gjithesesi, per mua duhet te perdorni ovulat me probiotike vaginale dhe ate laresin intim per te ndihmuar ndryshimin e flores bakteriale.

    Mundohuni te evitoni prezervativet gjate marredhenieve seksuale apo ndonje produkt tjeter si lojrat seksuale.

    Plus, do ju rekomandoja te konsumoni sa me shume uje, lengje frutash te fresketa (portokallet ne kete stine jane shume te mira), te jeni sa me shume aktive, dhe perdorni ushqime afrodiziake qe ndihmojne ne shtimin e qarkullimit te gjakut ne vagine, shton sekrecionet qe te mos ndiheni e thate.

    Ne rast se do keni bezdi gjate marredhenieve seksuale, mund te perdorni vajra lubrifikante natyrale te tilla si vaj kokosi apo vaj bajame te pasur me vitamin E.

    Kujdes me produktet kozmetike apo sapunet e detergjenet qe perdorni ne pjesen intime, qe te evitoni tharjen.

    Faktoret psikologjike gjithashtu luajne rol, keshtu qe sa me e qete te jeni dhe sa me shume te menaxhoni stresin, aq me te lehte do e keni per te perballuar shqetesimet aktuale.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

     

Leave an answer