Strisho vaginale
Question
Pershendetje.Pergjigja e analizes strisho vaginale.Epitele shumice, baktere disa ne grupe.Leukocide disa.Candida Pozitive.Cfare medikamentesh me sugjeroni ju lutem?Falemimderit
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answers ( 2 )
Pershendetje,
Ne pergjithsi, mjekimi ne te tilla rastet jepet duke gjykuar dhe ne prezantimin klinik dhe ne shenjat qe paraqet pacientja (skuqje, djegie, kruarje, shtim te sekrecioneve vaginale, etj).
Plus, duhet te dime nese pacientja eshte shtatzane apo jo, nese ka marre mjekime dhe here tjeter; dhe nese ka reaksion nga ndonje medikament.
Normalisht, mjekimi konsiston ne terapi orale dhe vaginale por duke u bazuar dhe ne te dhenat e siperkerkuara.
Ne pritje… Gjithe te mirat.
Duke ju falenderuar per pergjigjen tuaj e nderuar doktoreshe po ju shkruaj me detaje per rastin tim.Jam 42 vjece, nuk jam shtatzane, te gjitha simptomat qe permendet ( skuqje, djegie, kruarje, shtim te sekrecioneve vaginale, etj) jane te pranishme.Kam mar mjekime dhe here te tjera kryesisht per Candida.Nuk kam reaksion nga asnje medikament.Cfare medikamentesh do me sugjeronit duke u bazuar ne te dhenat dhe pergjigjen e analizes se strisho vaginale.
Faleminderit
Pershendetje Doktoresha.Faleminderit per pergjigjen tuaj. Jam 42 vjece, nuk jam shtatzane, te gjitha simptomat qe permendet (skuqje, djegie, kruarje, shtim te sekrecioneve vaginale, etj) jane te pranishme.Kam mar mjekim dhe here te tjera per Candida, nuk kam reaksion nga asnje medikament.Cfare ilacesh me sugjeroni ju lutem?Faleminderit
Atehere duhet te merret mjekim oral me Fluconazole (por ju duhet recete nga mjeku juaj fizike per kete). Flukonazole 150 mg cdo jave dhe shoqeruar me ovula me clotrimazole (Mycotreat 3) dhe krem Mycotreat ne zonen jashte vagines.
Pas mjekimit, rrini 1 jave pushim pa mjekim, e perseritni strisho vaginale serish.
Ju uroj sherim te shpejte.