Spermogram dhe Spermokultura
Pershendetje,
Jam i interesuar te di ne baze te ketyre dy analizave Spermogrames dhe Spermokultures, te cilat sapo i kam kryer mund te di nese kam probleme qe sjellin infertilitet?
Dhe a sjell ky infeksion erectile dysfunction pasi shpesh here kam probleme ne kete pjese. Mosha 35 vjec .
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Analizat e spermogrames dhe spermokultures flasin per infeksion te spermes. Dhe eshte e vertete qe ky infeksion mund t’u shkaktoje probleme me ereksionin. Ne momentin qe infeksioni do te jete mjekuar korrektesisht, edhe ju do ndjeni permiresime. Ama ju keshilloj t’i beni mjekimet e plota, pasi do ju duhet te perserisni disa here analizat dhe mjekimet deri ne mjekimin e plote te infeksionit.
Per mua, te merrni ciprofloxacin 750 mg (tipit Bosix 750 mg) 2×1 pas ushqimit, shoqeruar me vitamin C (tipit Medi C 1000 mg) 1 tb ne dreke pas ushqimit. Ju duhet nje recete e vulosur nga mjeku juaj per te marre ciprofloxacin nderkohe vitamin C mund ta merrni direkt.
Kur te mbaroni mjekimin, duhet te beni 5 dite pushim pa mjekim, dhe 3 dite pa kryer marredhenie seksuale, dhe te perserisni analizen e spermokultures vetem.
Ju uroj sherim te shpejte. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.