Sinuset e bllokuara
Si jeni doja te ju pyesja ne lidhje me sinuset e bllokuara pasi shpesh me kan dhen antiobiotik dhe nk eshte se mkan bo dobi psh me lirohen kur perdor ilac x hundet pasi mbaroj ilacin me bllokohen prap mund te me sugjeroni ndonje ilac nfarmaci i pademshem qe ndihmon me mbajt hundet paster disa km degjuar qe thone ti shpelash me uje fiziologjik me shiringe a eshte efektiv sipas jush?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Nese sinuzitet ju perseriten, ka 3 arsye per kete:
Meqenese nuk kam shume informacion per gjendjen tuaj shendetsore, atehere me ngelet t’ju them qe perdorimi i spray nazale behet ne varesi te problemeve qe ka pacienti.
Nese keni sekrecione te shtuara nazale, atehere spray Sinusol (apo te ngjashem) mund t’ju ndihmoje ne pertharjen e tyre.
Nese keni vetem mufatje (nasal congestion), mund te perdorni spray Kesol (apo te ngjashem).
Ama ato nuk perdoren perhere por derisa te lehtesohen shenjat klinike. Normale qe mbajtja e higjenes se hundes, dhe shpelarjet me fiziologjike do ju ndihmojne.
Une zakonisht u rekomandoj pacienteve krem me permbajtje mentholi tipit Bells vapour Rub te ferkohet kraharori dhe midis shpatullave per te ndihmuar frymemarrjen gjate nates.
Plus duhet dhe nje tip ushtrimi qe behet per zhbllokimin e sinuseve qe mund te behet gjate dites sidomos kur kane shume sekrecione.
Uroj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.
Duke ju uruar gjithe te mirat.