Si te shtojme peshe?

Question

Jam nje vajz 20 vjeq edhe kam 39 kg jam e dobet kam nevoj qe te shtoj pesh por nuk mundem kam nevoj per nje sogjerim faleminderi rrespekte .

 

Answer ( 1 )

    0
    2024-04-23T03:59:47+00:00

    Përshëndetje

    E kuptoj shqetësimin tuaj.

    Përpara se të japim këshilla sesi të shtoni në peshë, na duhet të kuptojmë pse nuk shtoni në peshë?

    Ka disa arsye:

    Gjenetikë ?

    Anemia?

    Problemet hormonale sidomos ato të lidhura me tiroiden?

    Problemet kardiovaskulare apo të aparatit të frymëmarrjes?

    Problemet me veshken apo metabolike?

    Për këtë ju duhet të bëni nje vizitë të mirë të mjeku endokrinolog për të vlerësuar gjendjen tuaj shëndetësore dhe të bëni analizat gjaku, urine e teste të tjera per te vlerësuar nëse i keni apo jo këto probleme në mënyrë që të këshillojmë drejt për shtimin ne peshë.

    Për momentin, mjafton të hani të gjitha vaktet me rregull, konsumoni ushqime të shëndetshme, ujë e lëngje te tilla si përzierjet proteinike.

    Shpresoj t’ju jem përgjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nëse do keni ndonjë shqetësim tjetër.

     

Leave an answer