Rreth shtatzanis pa shenja

Question

Pershendetje jam nje vajz 25 vjece ! Sot zbulova pasi kisha dite qe prisja ciklin se jam shtatzan me ane te nje testi. Mirpo jam shume ne merak pasi Kam Pasur 4 aborte me para 3 spontan dhe nje qe shkoj 8 jave dhe skishte me rrahje. MBAs disa analizave zbulova SE Kam mpiksje gjaku ose me sakt gjenin mthfr c667t ne homozigot dhe mjeku me Ka dhe heparin. Por shqetsimi eshte ketu SE ne shtatzanit e meparshme une Kam Pas simptoma si dhimbje gjoksi, pergjumje etj . Ndersa kesaj radhe nuk po ndjej asgje asnje shenje . Jam shume e shqetsuar a eshte dicka normale Mos patja e shenjave te shtatzanis ? Theksoj se Kam filluar heparinen.

Answer ( 1 )

    0
    2023-02-24T10:01:41+00:00

    Pershendetje,

    Shenjt e shtatzanive ndryshojne nga njera shtatzani ne tjetren. Kjo nuk do te thote qe dicka e keqe eshte ne mes. Fakti qe testi ka dale pozitiv, e jeni duke marre heparin, eshte dicka e mire duke shpresuar per me mire.

    Tani e mira eshte qe te jeni vazhdimisht ne lidhje me mjekun tuaj gjinekolog ne menyre qe te arrini deri ne fund te shtatzanise me sukses. Ndoshta mund te jete prematur (linde para kohe) por ne fund te arrini te keni bebin tuaj ne krahe.

    Gjithe te mirat. Zoti jua lehtesofte e ndihmofte deri ne fund. Mos harroni vizitat e rregullta dhe te mos merziteni me to.

Leave an answer