Pyetje rreth shendetit: probleme me perqendrimin

Question

Pershendetje,

Jam nje vajze 24 vjece. Deshta me ju pyet qe 2 dite kam probleme me perqendrimin, ritem te cregullt te zemres, dhimbje koke te vjellura ,dhe kam pas cikel te cregullt ne kete muaj.

Per kontroll nuk kam qene ende. Ju kisha lut a eshte dicka serioze ne baze  te ketyre informacioneve rreth shendetit qe jua dhashe?

Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2023-06-09T10:43:51+00:00

    Pershendetje,

    Per mua, shenjat tuaja jane prej ndryshimeve hormonale gjate ciklit menstrual.

    Ju keshilloj te matni tensionin e gjakut, dhe glicemine, dhe t’i mbani shenim per reference.

    Ju me thoni qe keni ritem te crregullt, dua te di ku bazoheni per kete? Nese keni bere matje, mund te mi dergoni. Nese keni bere EKG mund te m’i dergoni me foto.

    Ne rast se jo, atehere ju duhet te beni nje konsulte me mjekun kardiolog, te beni nje EKG dhe eko zemre per te vleresuar zemren dhe qarkullimin e gjakut.

    Nuk po ju them qe eshte dicka serioze, ama nese vertetohen crregullime te ritmit ne moshen tuaj 24 vjec, atehere kjo eshte per t’u vleresuar me tutje.

    Gjithe te mirat.

     

Leave an answer