Pucra rreth barkut ne madhesi te ndryshme po ashtu edhe ne gjoks qe dhembin pak-Jane te brendshme
Pershendetje,
Me jane shfaqur disa pucra me madhesi te ndryshme ne zonen e barkut poshte gjoksit dhe pak ne kraharor. Jane pucra te brendshem qe nese i prek djegin pak dhe dhembin.
Mund te jete alergji nga ndonje gje? Kam lene takim me dermatologen por me ka thene nga java tjeter dhe mendova t’ju pyesja pasi jam pak i shqetesuar.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Te lutem me dergo nje foto te qarte te ketyre pucrave. Plus me tregoni prej sa kohe ju jane shfaqur?
Beni aktivitete jashte ne ambjent te hapur (lulishte? kopsht? pyll? bahce?).
Keni nderruar shampo? sapun? krem? apo ndonje produkt tjeter kohet e fundit?
Ne pritje te fotos e informacioneve te siperpermendura…