Pse nuk mbetem shtatzene

Question

Jam martuar qe 2muaj e gjys qe 1 muaj e gjysme provoj te mbetem shtatzen po smbetem me burrin bejme marrdhenie qdo dite a eshte ende heret per te ngelur apo si ndonje keshill ju lutem

Answer ( 1 )

    0
    2023-06-20T12:10:36+00:00

    Pershendetje,

    Per mua, jeni ende heret per te ngelur shtatzane. Ne fakt jane disa faktore qe ndikojne, duke perfshire stresin, infeksionet genitale, cistet ne vezore, etj.

    Te mos mendojme me te keqen. Per mua, vezhgoni ciklin tuaj menstrual. Duhet te jete i rregullt. Nese do keni vonesa apo crregullime, dhe nese testi i shtatzanise del negativ, ju duhet te vizitoheni fizikisht te nje gjinekolog per te perjashtuar ciste ne vezore apo probleme te tjera.

    Ndoshta do ju duhet te beni disa analiza si gjak komplet, urine komplet e strisho vaginale per te perjashtuar anemine, dhe infeksionet uro-genitale perkatesisht. Eko gjinekologjike do ishte e keshillueshme ne kete rast.

    Gjithesesi per momentin, mjafton te vezhgoni ecurine e periodave tuaja.

    Per sa i perket marredhenieve seksuale, e kuptoj shqetesimin tuaj. Por, ne pergjithesi ne rekomandojme marredhenie jo te mbrojtura jo cdo dite.

    Periudha me e mire eshte pasi te mbaroni periodat e rradhes dhe 10-15 dite me tej. Jo marredhenie cdo dite, por cdo 2 dite qe nga dita e fundit te mbarimit te periodave te fundit (kohe qe perkon me ditet me te mira te ovulacionit).

    Filloni te merrni te dy si ju dhe bashkeshorti juaj Betafol (acid folik me vitamin B12) si shtesa ndihmese.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer