Probleme me Diabet

Question

Pershendetje ,deshta me pyt per shkake te diabetit. Kohve te fundit diabeti po me rrin 17 pike edhe pse ka rast edhe qe nuk ha as nuk pi sen , kam pyt edhe ne Fb e me keni thone me shkrujte ktu. Un jam mbipeshe , i kam 116 Kg ndersa jom e gjat 1,75 edhe jam 37 vjeqare, e sa i perket a analaziave nuk kam analiza sepse per shkak se tgjitha laboratoret jane mbylle. Ndoshta mundet me qene edhe per shkak te stresit qe po kemi kete kohe pandemie

Answers ( 2 )

  1. Albina Berisha
    0
    2020-04-20T12:10:23+00:00

    Pres nje pergjigjje nga ju.

    1
    2020-04-22T17:24:42+00:00

    Pershendetje,

    Po tani e mora postimin tuaj ketu.

    Atehere, gjeja e pare eshte te beni c’te mundni per te ulur peshen. Per mua, duhet te kufizoni ushqimet me shume kalori (sidomos brumerat), dhe te mund te vini perqark neper shtepi ne menyre qe te beheni me djerse. Kjo do ju ndihmonte shume.

    Tjeter, jeni shume e re. Kjo mbipeshe, pervec dietes, mund te jete e lidhur me probleme hormonale sidomos te lidhura me tiroiden. Nje faktor tjeter mund te jete dhe perdorimi i kortizonikeve muajt e fundit Tndoshta per ndonje ftohje qe mund te keni patur.

    Cilado qofte arsyeja, ju duhet te perpiqeni te ulni kete peshe. Cajrat te tilla si caji i majdanozit me pika limoni do ju ndihmonte te shtonit diurezen (urinimin), dhe eleminimin e lengjeve nga trupi.

    Edhe pse jemi ne kohe pandemie, ju nevojiten urgjentisht analizat. Per kete nuk ju pengon njeri. Ne varesi te vendbanimit tuaj, duhet te kryeni analizat e meposhtme:
    – gjak komplet + formule
    – urine komplet
    – TSH/T3/T4
    – ALT/AST
    – kreatinemi/azotemi
    – Bilirubina (totale, direkt, indirekt)
    – glicemia esell dhe 2 ore pas buke
    – HbA1C
    – lipidograma
    – uricemia
    – elektrolitet ne gjak
    – ERS/PCR

    Pas ketij bilanci biokimik, ju nevojitet dhe nje echo te tiroides dhe echo abdominale per te vleresuar funksionin e ketyre organeve te brendshme.

    Mund te kerkoni nga mjeku juaj i familjes nje leter per ti kryer keto analiza.
    Ose, mund ta paraqitni kete bisede tonen prane autoriteteve per te kryer keto ekzaminime.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese ju duhet ndonje gje tjeter.
    Dr.Albana

Leave an answer