Probleme me cistet

Question

Pershendetje.

Jam 20 vjec, per shkak te dhimbjeve ne pelviks bera nje ekografi, test gjaku, urine dhe strishe vaginale.

Ne te trija analizat e fundit ka dale qe ka prani infeksioni ndersa ekoja vaginale rezultoi qe ka plasur nje cist por nuk ka shkarkese dhe eshte mbledhur si qeske me liquide jo te pastra dhe hemoragjike.

Sot me erdhi dhe cikli te cilin gjithmone e kam te shoqeruar me dhimbje. Kam dhimbje ne fund te barkut. Po trajtohem me Inogyl per tre muaj, Polygynax suposte dhe nje shpelares qetesues.

Pyetja ime eshte, a duhet te bej ekzaminime te tjeta po keto dite , a mundet qe qeska me liquide te kete plasur, a ka ndonje rrezik. Si duhet te veproj? Apo te pres ne vazhdimesi per efektin e medikamenteve.

Mbase komplikacionet jane si shkak i ciklit qe me erdhi sot?

Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2023-10-20T20:23:56+00:00

    Pershendetje,

    Infeksionin po e mjekoni mire per momentin. Ama qesja qe eshte pare ne eko mund te jete normale per ciklin. Ka shume mundesi te kete plasur.

    Meqe ju kane ardhur periodat, lerini te kalojne, dhe te ribeni nje testim tjeter afersisht nje muaj pas ekos se pare. Gjithesesi duhet te ndiqeni nga gjinekologu ne vazhdimesi, i/e cila do ju tregoje ditet kur do beni rikontrollet.

    Vazhdoni mjekimet e rekomanduara me rregull.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer