Probleme me ciklin
Pershendetje!
Jam nje nene 27 vjece! Kam probleme me ciklin. Kam lindur beben qe 7 muaj dhe ciklin e kam pasur me rregull. Muajin e kaluar me erdhi vetem ngjyre kafe ngapak me gjak kurse kete muaj ka filluar vetem ngjyre roze. Testet e shtatezanise me rezultojne negativ. Kam dhimbje bark she shpine ngapak.
Faleminderit!
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Ndryshimet ne ciklin menstrual jane normale pas lindjes, e sidomos kur keni femijen ne gji. Keto per arsye te ndryshimeve hormonale. Megjithate edhe ushqimet apo pijet qe konsumoni, stresi, apo tejlodhja, apo mbipesha mund te ndikojne ne ndryshimet menstruale qe po kaloni.
Per mua, vezhgoni menstruacionet ne muajt ne vijim.
Vezhgoni nese do keni dhembje te kokes, apo shqetesime te tjera.
Nderkohe, ndiqni nje diete me ushqime te pasura ne fibra, vitamina e te fresketa. Evitoni ushqimet e shpejta apo te skuqura e me shume kalori.
Evitoni pijet energjike, dhe kafete e shtuara.
Ajrosni ambjentin ku jetoni, apo beni me shume shetitje ne ambjente te hapura te pasura me ajer te paster e oksigjen.
Pini sa me shume uje qe te jeni te hidratuar.
Nderkohe, beni nje analize te urines komplet dhe strisho vaginale per te vleresuar nese keni infeksion uro-genital apo jo pasi edhe ky mund te ndikoje ne problemet me crregullimin e ciklit.
Nese dhembjet e barkut persistojne, do ishte mire te benit edhe nje eko abdominale dhe te aparatit urogenital por esell ne mengjes (pa ngrene e pire asgje) qe te behet nje vleresim i mire i organeve te brendshme.
Gjithe te mirat.