Problem i mundshem me testikujt

Question

Pershendetje, shpresoj qe kjo pytje tju gjej mire me shendet.
Jam mashkull, 32 vjeq.

Deshta te di se nese eshte normale qe pas qdo ejakulimi qe kam, qofte ajo ne mardhenje seksuale apo msterbim, goglat e testikujve (perbrenda) me ngriten lart permbi penis, dhimbje nuk kam as gjat aktit seksual as pas tij, me gishtrinje i shtyj ato posht ne vend te vetin.

Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2024-02-27T18:17:29+00:00

    Pershendetje,

    Eshte normale per meshkujt te reagojne me te tilla levizje te testeve lart gjate ejakulimit ne marredheniet seksuale. Kjo per shkak te refleksit Kremasterik.

    Muskuli kremaster eshte nje shtrese e holle e muskulit te strijuar, qe gjendet ne kanalin inguinal dhe skrotum, midis shtresave te jashtme dhe te brendshme te fashas spermatike e cila rrethon testet dhe kordonin spermatik. Muskuli kremaster ndodhet nga nje ne secilen ane te trupit.

    Nese nuk keni ndonje shqetesim, dhe nese testet zbresin prape poshte, atehere nuk ka ndonje problem.

    Por e mira te beni nje eko te aparatit uro-genital dhe te testeve per te vleresuar ndonje hapesire boshe apo hernie dhe per te vleresuar strukturat perreth.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer