Periodat
Pershendetje doktor, jam 23 vjec dhe qe nga momenti qe me kane filluar periodat i kam pasur shume te rregullta ne disa raste me vonohen max 1 jave por muajin e fundit nuk me kane ardhur fare. Eshte kjo shqetesuese cfare duhet te bej ? Ju lutem mu pergjigjni 🙏
faleminderit per kohen tuaj.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Eshte normale per periodat te ndryshojne rregullin e tyre. Dhe per kete behen shkas disa faktore duke perfshire stresin, mungesen e aktivitetit fizik apo dhe menyra e te ushqyerit apo ilace qe mund ti perdorni.
Ne rast se rregulli eshte prishur vetem kete muaj, per mua duhet te prisni derisa te vijne. Vetem po qe se keni kryer marredhenie seksuale jo te mbrojtur, e duhet te mendojme per nje shtatzani te mundshme. Nese kjo eshte e vertete, ne pergjithsi ne rekomandojme te prisni 10 dite nga dita e periodave tuaja, nese nuk vijne, beni testin 10 dite pas dites qe prezupozohet qe duhet t’ju kishin ardhur.
Ne rast se kjo nuk eshte e vertete, per mua duhet te prisni, te rregulloni stilin tuaj te jetes, dhe te vezhgoni vijueshmerine e periodave ne 2 muajt pasardhes.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.