Pergjigjet e analizave Torch
Question
- Pershendetje, kam nje pyetje per gjinekolog. Jam 5 jave e 5 dite shtatzane dhe sot mora pergjigjet e analizave torchit si me poshte: CMV IgG 6.2 pozitive , CMV IgM 0.766 negative, Rubella IgG 23.6 pozitive rubella IgM 0.25 negative, toxo IgG <5 negative toxo IgM 0.634 negative, anti hSV 1 IgG > 200 pozitiv dhe vlera referente e ksaj thuhet < 20 negativ,anti hsv -1 IgM 4.5 negative me vlere referente <20 negativ kte nuk e kuptoj qe ka t njejten vlere referente. Dhe doktori me dha Aciklovir 400 mg 3 her ne dite per 10 dite .nuk e di saktesisht se cfar ka lidhje keto viruse por her pas here me dalin ne buze e poshte brenda disa si afte te mbushura si me uje qe me cahen vete dhe ikin , gjithashtu kam dhe pak kondiloma gjenitale tek pjesa e brendshme e buzeve te vogla dhe ne perineum. I kam trajtuar me podofilox po s esht se me iken madje ne nje ane sikur me esht shtuar pak me shume. Nuk e di a duhet ta pi aciklovirin .pasi e pyeta a duhet ta perseritja analizat prap do perseritim kto qe kan dal t larta sepse me aciklovir duhen mbajtur ne kto nivele. Dhe i referohej antihsv 1 , cmv IGG dhe rubella igG .
- dhe dicka tjeter pervec aciklovirit, ne analiza e trombofilise me doli indeksi i protrombines 125.4% norma 70-130 dhe inr 0.92 .a jane normale , mos esht pak e larte indeksi? po pres pergjgijet e panelit teombofilik por gjithsesi per merak ju pyeta edhe njeher ju per mendimin tuaj. Faleminderit per pergjifjen paraprakisht
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj te drejte. Fillimisht, me lini t’ju uroj per shtatzanine tuaj. Zoti jua befte te lehte deri ne fund.
Per sa i perket shqetesimeve qe ngrini, mund t’ju them si vijon:
Ketu kam nje pikepyetje une ne lidhje me Aciclovir? Mendimi im nuk e shoh te arsyeshme, ama duhet te konsultoheni me infeksionist fizikisht, te vleresoje gjendjen tuaj shendetsore perpara se te fillojme kete mjekim.
Analizat e tjera duken ok. Me dergo pergjigjet e analizave te tjera qe keni kryer.
Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.