Perdorimi i tableta Fungus gjate shtatezanise

Question

Pershendetje

Nga analiza e strisho vaginale, doli Candida pozitiv dhe kam perdorur tableta Fungus dhe krem vaginal Canesten. Sot kur bera testin e shtatezanise dhe doli pozitiv.

A ka efekte  negative tek bebi, perdorimi i ketyre tabletave dhe kremit vaginal.

Answer ( 1 )

    0
    2024-02-20T11:42:24+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    Se pari ju uroj per shtatzanine tuaj. Shpresoj t’ju ece mbare deri ne fund.

    Eshte e vertete se perdorimi i medikamenteve gjate shtatzanise sidomos gjate tremujorit te pare shoqerohet me probleme. Ama jo ne te gjitha rastet.

    Kini parasysh, se ne pergjithesi grate para se te ngelin shtatzane kane shfaqur probleme me infeksione duke i trajtuar ato para se te ngjizen. Ne shumicen e rasteve kjo nuk perben problem pasi sasia e ilacit qe qarkullon eshte e vogel dhe efekti i tij vjen duke u zbehur ne javet vijuese.

    Gjithesesi, ne gjithmone shpresojme per me te miren si per nenen ashtu dhe per bebin.

    Tani vemendja do jete ne mosperdorimin pa kriter te medikamenteve deri ne fund te shtatzanise.

    Duke ju uruar dhe njehere per shtatzani te shendetshme.

     

Leave an answer