Perdorimi i kontraceptiveve

Question

Jam 17 vjece dhe po perdor kontraceptivin diane 35  dua te di a ka ndonje rrezik ne shendetin time apo nese une do mund te ngelem shtatzan dhe a ne perdorimin e saj a mund te shtoj pesh?

Answer ( 1 )

    0
    2020-05-20T07:54:21+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje,

    Me vjen shume keq te marr vesh qe nje vajze kaq e re (17 vjece) te perdore kontraceptive. Gjithsesi ky eshte vendimi juaj, por per mua duhet ta rimendoni edhe njehere bashke me mjekun tuaj.

    Kontraceptivi Diane – 35 ka efekte anesore si me poshte:
    – te lidhura me traktin gastro-intestinal : nauze, te vjella, dhimbje stomaku
    – dhimbje koke
    – ndryshime humori
    – dhimbje e rritje te ndjeshmerise se gjinjve
    – fryrje te trupit (grumbullim lengjesh ne trup)
    – crregullime te menstruacioneve (qe kane me pak fluks, e zgjasin me pak)
    – por ka dhe efekte anesore te lidhura me trombozen e eneve te gjakut (bllokimin e tyre) si marrje fryme, renie e papritur te fikti (pa ndjenja), dhimbje kraharori, etj. Ne rast se do ti keni keto, duhet ta nderpritni menjehere dhe duhet te kerkoni ndihme mjekesore urgjente.
    – nganjehere mund te ndodhe nje hemorragji jo normale vaginale, zverdhje te trupit dhe te syve, zhvillim te gjendrave ne gji, mund te nxirrni gjak nga goja, etj. Keto jane shenja shume serioze, ku duhet ta nderpritni kontraceptivin, e te kontaktoni menjehere mjekun tuaj ose urgjencen.

    Edhe pesha mund te pesoje ndryshime si pasoje e mbajtjes se lengjeve ne trup. Cdo kuti ka fleten e vet shoqeruese ku jane shenuar  menyra e perdorimit dhe efektet anesore e cfare duhet te keni ju parasysh.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer