Per mjekun pediater – gjumi te femija e porsalindur
Pershendetje!
Kam vajzen 1 muajshe e gjysme,ushqehet me formule.
Ka kaluar nga sasia 120ml ne 150ml por problemi eshte qe ka nje jave qe pas ores 12 te mengjesit nuk fle me deri ne 10 te darkes dhe gjate kesaj periudhe kerkon te pije cdo 2 ore.
Si tia bej?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Femijet jane krijesa me vete e nganjehere bejne disa sjellje te cilave nuk u jepet aspak shpjegim.
Gjithesesi, ajo qe rekomandojme ne eshte t’i pergjigjeni sjelljes se femijes me dashuri e perkushtim derisa te krijoje zakonet e veta te mira te gjumit. Plus, femija tani fillon te shohe dhe te degjoje mire e te kuptoje boten perreth. Ben edhe ajo ato zgjedhjet e veta per t’u pershtatur me jeten perreth. Me pak fjale, nese komunikon me ju dhe nuk ka probleme, eshte femije i zgjuar qe do te marre e perpunoje cdo sinjal qe merr nga bota jashte.
Nderkohe, ju keshilloj te mos konsumoni shume pije me kafeine duke perfshire dhe kafene sepse kjo ndikon edhe ne sjelljen e femijes suaj.
Ju duhet te jeni te kenaqur per faktin qe femija pi, fle, eshte e qete dhe nuk eshte semure apo nuk ka temperature.
Nderkohe, vezhgoni sjelljen e foshnjes, dhe nese grindet ne pjesen me te madhe te kohes apo jo.
Gjithe te mirat.