Melcia e zmadhuar te nje femije shkaqet?

Question

Prsh jam nje zonje nga vlora kam djalin 4 vjec dhe me ka dale me melci te zmadhuar i jap ilac vetem dy shurup nje e kaemrin bactigram dhe nje vivid cfare me rekomandon faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2019-01-10T09:48:10+00:00

    Pershendetje,

    Faleminderit qe zgjodhet platformen pyetmjekun.com per shqetesimin tuaj.

    E lexova me vemendje rastin e djalit tuaj 4 vjecar dhe me poshte eshte pergjigja ime:

    • kur ju kane thene qe ka melci te zmadhuar, ku eshte bazuar mjeku? Vetem ne ekzaminimin fizik? Echo? apo ne ndonje analize gjaku? Kjo eshte shume e rendesishme sepse duhet te ndajme nese melcia eshte zmadhuar nga nje infeksion apo ndonje toksicitet? Nese keni ndonje pergjigje analizash ju lutem te ma dergoni me attach / foto keshtu qe ti mund ti analizoj.
    • Bactigram eshte antibiotik, trajton infeksionet bakteriale.
    • Vivid, me duket se keni pare vec emrin e fillimit. Me sa di une vivid eshte kompani farmaceutike. Mund te me dergoni foton e medikamentit, keshtu qe mund te shikoj kombinimin terapeutik te ilacit.
    • Do t’ju kerkoja edhe me shume te dhena ne lidhje me ankesat e femijes, cfare problemesh ka patur: dhimbje barku? diarre? lodhje trupore?
    • A eshte femija juaj mbipeshe apo ka peshe normale?

    Ju lutem mi dergoni informacionet e kerkuara, ne menyre qe t’ju ndihmoj me specifikisht.

    Faleminderit. Ne pritje te pergjigjes suaj.

    Dr.Albana

    Best answer

Leave an answer