Pediatri-djegie e shkalles se dyte te nje femije 2 vjec

Question

Pershendetje,

Kam nje femije 2 vjec. Para dy ditesh ka djegur parakrahun ne uje te valuar. Ka bere kontroll mjekesor eshte djegje e grades se dyte. Jetojme jashte dhe nuk kemi sherbim mjekesor.

Si duhet ta vazhdoj mjekimin per djalin?

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-03-08T17:15:26+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq per djegien qe ka pesuar femija juaj i vogel.

    Djegia e shkalles se dyte eshte djegie jo shume e rende por duhet te merret ne konsiderate trajtimi mjekesor sa me serioz i saj.

    Te lutem me sill nje foto te zones se djegur dhe  me dergo me foto cfare keni perdorur deri tani.

    Ne varesi te vleresimit te djegies mund te ndihmojme ne trajtim.

    Ne pergjithsi, deri tani duhet ta kishte mbajtur me te ftohta per 2 ditet e para.

    Une rekomandoj (dhe ka rezultuar shume efektiv) vendosja e aloe veres (ai qulli i lules) qe me pare e keshilloj te ftohet ne frigorifer e te vendoset ne pjesen e djegur. Shpresoj qe ta ndihmoje dhe femijen tuaj ne menyre qe te mos kete shume shenja kur te rritet.

    Ne rast se ka qeska si uje qe jane formuar ne lekure, ne keshillojme kremin me silver sulfadiazine. Ne rast se qeskat kane plasur e ka shenja infeksioni, ne rekomandojme krem antibiotiku. Prandaj te keshillova te me dergoje nje foto te zones se djegur dhe asaj cka jeni keshilluar te perdorni deri tani.

    Do ju keshilloja te matnit here pas here temperaturen e femijes, sepse qellon qe nga sikleti mund t’i rritet. Ne keto raste mund ti perdorni paracetamol shurup ose ibuprofen shurup.

    Ne te gjitha rastet, qulli i bimes se aloe veres se ftohur une e keshilloj krahas mjekimeve te tjera te perdoret disa here ne dite. Dhe ka rezultuar shume efektiv. Nese se keni vete si bime, mund ta merrni ne nje dyqan qe shet kete bimen, dhe e mbani ne shtepi se shtohet vete.

    Ka edhe kremra me permbajtje te aloe veres por qulli natyral i bimes ka rezultuar me efektiv, te pakten per pacientet e mi.

    Shpresoj dhe per ju. Ne pritje te informacioneve te siperkerkuara.

    Te shkuara.

Leave an answer