Njolla te kuqe si pucra ne bark, fytyre, gjoks dhe kurriz

Question

Pershendetje Doktor.

Kam prej 1 jave qe me kane dale pucra si njolla te kuqe ne bark, gjoks, kurriz dhe sot ne fytyre. Para se te dilnin ne kruheshin, tani jo. Para 1 viti me kane dale analizat qe vuaj nga lambia. Kam patur dhe diarre, por gjithsesi me duket sikur po shtohen njollat. Eshte hera e pare qe me dalin. Prej dy ditesh kam pire qumesht me hudhra. Ju lutem me thoni cfare njollash jane sepse jam bere merak. Faleminderit


Attachment

Attachment

Answer ( 1 )

    0
    2020-05-01T13:57:40+00:00

    Pershendetje,

    Dua te di nese keni patur temperature apo jo? Dhimbje fyti? Ju eshte demtuar goja nga Brenda? Kolle? Probleme respiratore?

    Nese po, me tregoni:
    – kur jane shfaqur (para se te dilnin pucrrat apo me pas?)
    – a vazhdojne tani?

    Mua me duket si tip eczema alergjike, por me duhet te perjashtojme dhe problemet infective te tipit te fruthit. Por nuk duhet te nxitohemi pa ditur me mire nese keni dhe keto problemet e tjerat apo jo.

    Ne pritje te pergjigjes suaj.
    Dr.Albana

Leave an answer