Njolla si te djegura ne gjoks
Question
Prsh,
Me kan dalur disa njolla si te djehgura ne gjoks dhe poshte sqetullës.
Cfare mund te jene?
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje
Do te ishte mire te me kishit derguar nje foto te ketyre njollave. Kjo per te dalluar nese eshte infeksion mykotik apo psoriaze.
Per momentin do ju rekomandoja:
– te mbani higjene te mire lokalisht
– te vishni kanatiere pambuku
– mos perdorni antidjerse roller
– lajeni me uje Pak te ngrohur e shampo pa sapun (psh Mustela shampo pa sapun)
– shpelajeni mire fillimisht me uje te ngrohte, pastaj direkt me uje te ftohte
– thajeni mire
– perdorni krem clotrimazole (5 pjesen) perziera me krem hydrocortisone (1pjese) per 7 dite. Pas 7 ditesh me tregoni si do jeni. Kujdes perzierjen e kremrave bejeni me kujdes sipas dozes qe ju dhashe per te mos patur efekte te keqija. Mundohuni ta hapni mire kremin qe te perthithet nga lekura. Vendoseni 2 here ne dite.
– 30 min pas tij vendosni krem aloe vera gel (kete vendoseni 3-4 here ne dite)
Shpresoj te kete efekt.
Te shkuara e gjithe te mirat.