Niveli diabetit
Jam 23 vjec nje dit bera nje test te sheqerit ne gjak dhe me doli 155 nderkoh para 2-3 orve kisha ngren embelsir edhe nje drek te mir, diten tjeter e mata esell edhe e kisha 110 ka ndo nje problem qe mbas buke me doli aq i lart dhe ka rrezik te kem diabet faleminderit
Answers ( 2 )
Pershendetje,
Niveli i sheqerit pas buke (2 ore) duhet te mbetet nen 140 mg/dL. Ne rastin tuaj ishte 155. Kjo do te thote qe ajo ckeni pas ngrene ka qene me shume kalori, dhe trupit tuaj i eshte dashur shume ta perpunoje.
Glicemia esell duhet te jete nen 110 mg/dL (keto sipas udhezimeve te fundit te shoqatave nderkombetare te diabetit) dhe ne varesi te vlerave te references qe laboratori perdor.
Niveli juaj i glicemise prej 110 eshte brenda normes, por ne limitet e larta. Cka do te thote qe ju e vini trupin tuaj perpara ngarkesave kalorike gjate ushqyerjes, ngarkesa te cilat trupi juaj nuk i metabolizon dot, dhe e ka shume veshtire ti ktheje parametrat ne norme.
Keshtu qe, per mua beni dhe nje test tjeter por ne laborator :
– edhe njehere glicemine esell (duhet te keni ngrene darken te pakten 8 ore para analizes)
– glicemia 2 ore pas ushqimit
– HbA1C
Nese dalin brenda normes, atehere cdo gje eshte mire. Por prape mbetet ajo cka ju thashe me lart, te mundoheni te kufizoni ushqimet me kalori. Nese jeni mbipeshe, duhet te mundoheni te ulni peshen.
Gjithe te mirat.
Domethen nuk mund te themi qe mund te ket diabet se ne fakt jam mbi persh dhe ate dit kisha konsumuar nje drek goxha te mir
Pershendetje,
Diagnoza bazohet ne rezultatet e testeve te shenuar ne postimin e pare. Perderisa nuk e kemi te vertetuar, ne nuk mund ta konfirmojme diabetin.
Mbipesha eshte faktor risku. Por ajo qe dyshoj eshte nje mbingarkese kalorike qe i shtoni trupit tuaj sidomos nese nuk kryeni aktivitet fizik. Me fjale te tjera dyshoj per demtim te tolerances se sheqerit, ose me sakte per sindromen metabolike.
I beni analizat e me dergoni pergjigjet te Ngarko Analiza/Foto.
Gjithe te mirat